Tentoi ti japë fund jetës në dyqanin e tij një 53 vjeçar nga Vlora.
”Sot, rreth orës 12:45, në lagjen “Kushtrimi”, në ambientet e subjektit të tij tregtar, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret shtetasi R. T., rreth 53 vjeç. Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, deklaroi policia e Vlorës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. r.k












