Janë dy fëmijë të plagosur në mesnatë në shtëpinë e Gentian Bejtja në Krujë.
”Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. Bejtja, ju bëjmë me dije se:
Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi Ramazan Sino, 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e Ramazanit).
Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. a.b











