Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjete sociale me ish Presidentin Bill Klinton në Rinas.
”Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri”, shkruan Rama.
Në vijim Rama thotë se qytetarët janë të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët. a.b











