Ambasadorja e SHBA, në Tiranë, Yuri Kim deklaroi sot se është në tagrin e qeverisë shqiptare të vendosë nëse duhet të largohen muxhahedinët nga Shqipëria dhe a duhet të prishet marrëveshja, transmetoi a2cnn.
Pyetje: DASH reagoi lidhur me operacionin policor në Manëz ku janë vendosur njerëzit e MEK dhe janë shprehur të shqetësuar sepse sipas tyre nuk është një lëvizje demokratike. A mendoni se Shqipëria duhet të shkojë drejt prishjes së marrëveshjes dhe largimit të pjesëtarëve të organizatës MEK ?
Yuri Kim: Është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është e qartë që ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka terma të caktuara që zbatohen për çdo mysafir në vendin tuaj dhe këto duhet të zbatohen, duhet ti respektojmë ato.











