• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EKREM SPAHIA/ A ka burra ky vatan?

droni by droni
20 June, 2023
in Opinion
0
EKREM SPAHIU/ Invazioni rus në Ukrainë, kambanë alarmi për sigurinëkombëtare
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ekrem Spahiu

Shqiptarët nuk janë një komb që tremben nga të tjerët, apo të ndjehen inferiorë ndaj të tjerëve. Por koha është të kërkojnë dhe të gjejnë fuqi nga vetja, fuqinë e burrave të kombit; që motivohen për brezat e ardhshëm, jo për votat e ardhshme; që interesin kombëtar e vënë përpara çdo interesi tjetër; që dinë të orientohen pikërisht në situata kritike sikurse gjëndet sot Kosova; që dinë të ndërtojnë komunikim, jo të bëjnë karshillëk mes vetit. Për më tepër, të pyeten nga burrështetasit e aleatëve natyralë të shqiptarëve, jo të mënjanohen prej tyre.

Vatani i përbashkët shqiptar kërkon pikërisht të tillë burra.

Pas 15 vjetësh shtet i pavarur, Kosova gjëndet përsëri në një moment kritik. Një çerek shekulli më parë, ajo u gjend në pikë kritike, por për jetë a vdekje përfundimtare. Atëherë, SHBA dhe Europa, e shqiptarët natyrshëm bashkë me ta, ia arritën të bëjnë detyrën historike: bënë luftën ndoshta më të madhe për arsye vlerash perëndimore: çlirimin e Kosovës nga sundimi barbar njëshekullor serb dhe ndëshkimin e spastrimit më të egër etnik të kohëve moderne që kryente regjimi i Millosheviçit.

Shqiptarët e patën bërë këtë detyrë historike në një çast tjetër kritik në atë vit të largët 1878 kur, në Kuvendin Mbarëkombëtar, në Prizren, lidhën besën, vullnetet dhe armët për bashkim kombëtar në vatanin e përbashkët shqiptar. Ashtu, sikurse i dhanë një mesazh të vendosur Europës se ishin bashkë dhe se Europa nuk duhet të harronte që pikërisht shqiptarët e bashkuar, pesë shekuj më parë, ishin bërë muri mbrojtës i saj.

Shqiptarët e patën bërë këtë detyrë historike edhe në vitin 1912, kur trojet shqiptare u tentuan të copëtoheshin përfundimisht nga fqinjët ballkanikë. Dhe këtë herë, të gjithë shqiptarët, nga Mitrovica në Çamëri, e bënë detyrën në Vlorë ku e shpallën vatanin e përbashkët shqiptar të lirë e të mosvarur. Këtë herë, në aleancë të paktën me gjysmën e Europës.

Nuk ishte më pak kritike periudha midis dy luftërave botërore, ku Shqipëria u rrezikua përsëri të copëtohej. Ishte një burrështetas amerikan, Uodrou Uillson që e shpëtoi për të mos e fshirë nga hartat. Por ishte edhe një burrështetas shqiptar si Mbreti Zog, që bëri zgjidhjen më të mënçur pas atij destabiliteti të gjatë gati 15 vjeçar: që i dha Shqipërisë shtetin, instrumentin themelor për t’u ndjerë i barabartë midis kombeve e për të zgjidhur, pas këtij hapi, çfardo obligim tjetër kombëtar, sikurse ishte bashkimi kombëtar, të cilin e kodifikoi në Statutin Themeltar të Mbretërisë. Sikurse bëri edhe zgjidhjen tjetër të mënçur: sigurimin e mbështetjes së SHBA, qeveria e së cilës e njohu nga të parat nën titullin “Mbret të Shqiptarëve” dhe që Ahmet Zogu i siguroi “… mirënjohjen më të thellë për këtë akt të miqësisë së përzemërt ndaj meje personalisht dhe për popullin shqiptar …”, që e demonstroi deri edhe me përzgjedhjen për krijimin e familjes mbretërore.

Kosova sot po gjëndet në një pikë të ngjashme kritike. Ku aspektet e tjera kombëtare kanë errësuar perspektivën themelore: njohjen ndërkombëtare. Ku nuk gjëndet unifikimi apo mirëkuptimi me Shqipërinë, e provuar si aleat strategjik i SHBA-së, antare e NATO-s dhe kandidate për antare e BE-së. Ndërkohë që po kjo Shqipëri, është e lidhur me detyrim kushtetues si shtet amë për çështjen kombëtare, çka shprehet në preambulën e Kushtetutës “… me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”. Një obligim që e zbatoi në periudhën e terrorit dhe genocidit të Serbisë në Kosovë, kur i gjithë spektri politik shqiptar u deklarua publikisht dhe unanimisht nën moton: “Një komb – një qëndrim”.

Situata aktuale në Kosovë kërkon të evokohet përësëri thirrja “Një komb – një qëndrim”. Shteti shqiptar, krahas qëndrimeve të natyrshme si aleat i NATO-s, e ka të detyrueshme të shfaqet me një qëndrim kombëtar, jo vetëm deklarativ, as vetëm qeveritar, por mbarështetëror. Për interesa të tilla mbipartiake, çfardo pozitë dhe çfardo opozitë, lënë mënjanë interesat politikepartiake, apo “luftën” reciproke, për të përcjellë një mesazh të përbashkët çka mund të ishte një “Rezolutë e  Kuvendit të Shqipërisë”.

Për interesa të tilla strategjike mbarëkombëtare, burrështetasit e Shqipërisë dhe të Kosovës, duhet ta kishin gjetur dhe duhet ta gjejnë atë hapësirë të artë, që shtrihet mbi xhelozirat e ngushta, për të diskutuar mbarëkombëtarisht alternativat më racionale për sigurinë dhe të ardhmen kombëtare.

Këto objektiva nuk arrihen kur karroca vihet përpara kalit, kur sovranizmi vihet përpara fuqisë ekonomike dhe ushtarake. As kur sovranizmi vihet përpara njohjes ndërkombëtare. Kur shpërfillen këto raporte madhore, sot pengmerren policë dhe jo që nuk tregohet dinjitet, jo më fuqi. Po nesër, kur mund të futen në lojë projekte edhe më të egra goditëse?

Shqiptarët nuk janë një komb që tremben nga të tjerët, apo të ndjehen inferiorë ndaj të tjerëve. Por koha është të kërkojnë dhe të gjejnë fuqi nga vetja, fuqinë e burrave të kombit; që motivohen për brezat e ardhshëm, jo për votat e ardhshme; që interesin kombëtar e vënë përpara çdo interesi tjetër; që dinë të orientohen pikërisht në situata kritike sikurse gjëndet sot Kosova; që dinë të ndërtojnë komunikim, jo të bëjnë karshillëk mes vetit. Për më tepër, të pyeten nga burrështetasit e aleatëve natyralë të shqiptarëve, jo të mënjanohen prej tyre.

Vatani i përbashkët shqiptar kërkon pikërisht të tillë burra.  

Previous Post

Policia hyn në kampin e muxhahedinëve në Manzë, policia jep detaje se për çfarë po kontrollon

Next Post

Anëtarët e MEK i rezistojnë kontrollit të policisë, a ka viktimë. Policia jep sqarimet

droni

droni

Next Post
Anëtarët e MEK i rezistojnë kontrollit të policisë, a ka viktimë. Policia jep sqarimet

Anëtarët e MEK i rezistojnë kontrollit të policisë, a ka viktimë. Policia jep sqarimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.