Kolegji zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Kamëz, duke zhgënjyer sërish në lidhje me integritetin e këtij institucioni.
Përfundimisht kryetar bashkie në Kamzë qëndron Rakip Suli, i cili vijon të jetë ende i ekzaltuar nga vizita e Ramës në Kamzë dhe zëvëndësimi i gropave ‘skeptike’ në shkolla.
Nesër do të shqyrtohen Elbasani dhe Kuçova.
Në zgjedhjet e 14 majit, Rakip Suli regjistroi një diferencë mbi 12 mijë vota ndaj kandidatit të “BF” Arjan Hoxha. a.b












