• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryeministri hungarez Orban në Tiranë, takim me Ramën, brengosje për kapacitetet integruese të BE

droni by droni
16 June, 2023
in Kryesore, Politika
0
Kryeministri hungarez Orban në Tiranë, takim me Ramën, brengosje për kapacitetet integruese të BE
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama priti sot Kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán ndërsa pas takimit mes dy delegacioneve të dy dhanë një Konferencë e përbashkët për shtyp.

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot Kryeministrin e HungarisëViktor Orbán, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Kryeministri Rama zhvilloi një takim kokë më kokë me homologun hungarez, që u pasua nga takimi me dy delegacioneve.

Në kuadër të bashkëpunimit mes vendeve, gjatë takimit të sotëm u nënshkruan: Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë për Europën dhe Punët e jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë për zhvillimin e një bashkëpunimi më të madh në fushën e Integrimit Europian, si dhe Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e menaxhimit të ujit ndërmjet Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore të Shqipërisë dhe ministrisë së Brendshme të Hungarisë.

Në përfundim, Kryeministri Rama dhe Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp:

Kryeministri Orban tha para gazetarëve se ka ardhur në Shqipëri rreth 30 herë dhe vij me kënaqësi sa herë kam mundësi.

”Mund të themi që vizita e sotme është në një periudhë shumë të rëndë pasi kemi të bëjmë me një ri stabilizim, me një ri ndarje ekonomike të rënde që po ndikon në Europën e sotme dhe mendoj që këto janë dhe pikat e dobëta të politikës ekonomike të Europës së sotme. Nuk kemi qenë në gjendje të sjellim përmirësime në këtë drejtim dhe përpjekjet tona kanë patur shumë pak rezultate për fat të keq. Kurse përsa i përket pjesës globale, kapacitetet, konkurrenti i Europës mund të themi se është në rënie e sipër dhe çështja e sotme është që si mund ta konsiderojmë sot Ballkanin Perëndimor dhe sidomos anëtarësimin e tyre, anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve te Ballkanit Perëndimor në Europë. Është një problem apo është një mundësi? Ajo që kam dashur të them gjithmonë për kolegët e mi në Europë, ju kam thënë: përpiquni të imagjinoni Europën e sotme ku Sllovenia, Hungaria, Çekia, Polonia, Kroacia nuk janë anëtarë të BE. Pra cila do të ishte pamja e Europës së sotme? Cila do të ishte pamja e zhvillimit ekonomik të Europës së sotme? Nuk do të kishim rritje ekonomike. Mendoj se kemi rritje ekonomike sot në BE jo vetëm zero pikë disa përqindje, por me numra dhe me përqindje të rëndësishme sepse ne, vendet e BE, vendet e Europës qendrore dhe lindore kemi sjellë si zhvillim në Europë dhe është ajo që ne shpresojmë që do të sjellë Shqipëria dhe është ajo që ne mendojmë se do të sjellë Ballkani Perëndimor në këtë drejtim sepse Shqipëria ka kapacitet rritjeje zhvillimi dhe Europa në qoftë se nuk do të ngelet pas në këtë ecje globale, në këtë zhvillim global përgjigja është e thjeshtë. Pra rezervat e rritjes janë ekskluzivisht në Ballkan, nuk gjenden në vende të tjera të Europës dhe nuk jam në gjendje sot të përmend asnjë vend europian që ka rezerva në rritje dhe në zhvillim qoftë ekonomik, qoftë politik. Prandaj për këtë arsye ne kërkojmë gjithmonë që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Për fat të keq,situata është e kundërt sepse në qoftë se ne jemi në gjendje që Shqipëria të bëhet anëtare e BE, nga ana tjetër nuk jemi në gjendje të pengojmë këtë rënie të vazhdueshme të aftësive konkurruese të Bashkimit Europian dhe rënien ekonomike që po pëson Europa këto vitet e fundit. Mendoj se një tendencë në anë të kundërt mund të arrihet nëse bashkohemi të gjithë bashkë, nëqoftë se arrijmë të përforcojmë qoftë pjesën ekonomike, qoftë pjesën e sigurisë përsa i përket BE dhe për këtë do të thosha me fjalë të pranueshme, por është e papranueshme dhe është e turpshme sesa avash po ecën ky proces i zgjerimit të BE. I hodha një sy agjendës dhe shikoj se Shqipëria ka duruar 13 vjet për të arritur deri në fillimin  e negociatave për anëtarësim. Pas 10 vitesh në qoftë se perspektivat janë të sakta mendoj se vetëm gjermanët, vetëm Gjermania do të ngelet në 10 vendet më të zhvilluara të botës sepse në qoftë se zgjerimi i BE do të ecë me këtë ritëm kaq të ngadaltë mund të them që është një ritëm vetëvrasës, nuk e di si do ia bëjë Europa në të ardhmen. Për këtë arsye Hungaria mbështet gjithmonë dhe do ta mbështesë edhe në të ardhmen anëtarësimin e Shqipërisë, integrimin e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm për arsyet e miqësisë që lidhin dy vendet tona, pra për arsyet që lidhin Shqipërinë dhe Hungarinë, por edhe për arsyet që përmenda pak më lart, të strategjisë politike dhe ekonomike”, theksoi Orban.

Nga ana tjetër, dëgjova me shumë gëzim vlerësim që bëri zoti kryeministër për sa i përket investimeve hungareze në Shqipëri. Na bëhet qejfi kur njerëzit kanë mendime të mira për ne se dhe ne fundja-fundit njerëz jemi, kështu që na bëhet shumë qejfi në këtë drejtim dhe jam shumë i gëzuar edhe për faktin që investuesit hungarezë sillen me respekt qoftë ndaj ligjit, qoftë ndaj vendit dhe nevojave të këtij vendi. Flasim për investime, por siç thonin romakët e lashtë, paraja nuk mban erë, por i zoti i atyre lekëve, mban erë. Mund të jemi investues të mirë, por mund të jemi edhe investues të keq sepse kemi investitorë që e respektojnë vendin, kemi investitorë që nuk e respektojnë vendin dhe Hungaria për fat të keq ka patur përvoja në këto raste sepse kemi pasur dhe ne investues që nuk e kanë respektuar vendin tonë. Thjesht ekonomia globale botërore dhe nuk ka rëndësi se kush jeton në atë vend. Ne kemi vuajtur shumë nga kjo sjellje dhe besoj që ndërmarrjet hungareze, firmat hungareze që vijnë në Shqipëri nuk do të sillen kurrë në këtë mënyrë. Ato do të jenë gjithmonë respektuese ndaj vendit, ndaj ligjit, ndaj nevojave të këtij vendi dhe do ju falënderoja shumë për mundësinë që na jepni për bashkëpunim, pavarësisht se jemi ne ata që sjellim kapitalin.

I nderuar miku im Edi Rama, unë ju siguroj që edhe në të ardhmen do të kemi investues hungarezë që do të vazhdojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri dhe mendoj se edhe në të ardhmen do të përpiqemi të gjejmë forma të tjera të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

Do të ndaloja thjesht te pika e turizmit, që përmendet. Hungaria është një vend që nuk ka det. Pavarësisht nga kjo, turizmi përbën 15% të prodhimit të brendshëm në Hungari. Nuk është diçka e lehtë dhe jemi shumë të gëzuar nëse kemi mundësinë ta ndajmë përvojën tonë në këtë fushë me ju sepse Hungaria ka një strategji të veçantë në këtë fushë. Ne mbështesim gjithmonë investimet e huaja në këtë drejtim brenda vendit, pra përsa i përket turizmit dhe këtu nënkuptoj pikërisht politikat e Hungarisë lidhur me investimet e turizmit në Shqipëri. Këtë mund ta shtrijmë po ashtu edhe në sektorin e telekomunikacionit, në sektorin bankar, në sektorin energjetik, në sektorin e bashkëpunimit të menaxhimin e ujërave dhe mendoj që turizmi është një sektor kyç për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona.

I nderuar zoti kryeministër, faleminderit që mundëm të ishim këtu dhe ju uroj suksese të mëtejshme!

Ndërsa Kryeministri Rama foli për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

”Së pari, është imediate nevoja, domosdoshmëria, urgjenca që të tre punonjësit e policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu, kanë hyrë atje, janë marrë këtu apo janë gjendur atje, për të cilat KFOR-i nuk do të japë konkluzion publik, por do të depozitojë dosjen përkatëse në NATO, është absolutisht e qartë që në të gjitha rastet, tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim dhe edhe nëse do të supozonim që kanë shkelur vijën e kufirit, shkelja e vijës së kufirit, ka vetëm një përgjigje, kthimin e tyre në shtëpi.

Ne jemi të fokusuar qysh nga momenti i parë për ta bërë këtë të mundur, po përdorim të gjithë kanalet e mundshme që kjo të ndodhë sa më parë ndërkohë që sa i përket pyetjes tjetër apo anës tjetër të pyetjes, zgjidhje të përbashkët, zgjidhja e përbashkët është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euro-atlantike, me pikat shumë të qarta dhe të palëvizshme, siç dhe ju po e shikoni dita-ditës të deeskalimit dhe ajo që është më e rëndësishmja për interesin tonë është që paqja është në tryezë, dokumenti i marrëveshjes është në tryezë dhe mundësia historike është në tryezë për të mbyllur një kapitull shumë të gjatë dhe të dhimbshëm dhe për të hapur një kapitull të ri dhe për ta bërë Kosovën një vend të njohur ndërkombëtarisht, jo vetëm nga ata që e njohin sot, por nga të gjithë dhe edhe nga Serbia.

Është kaq e madhe kjo mundësi, është kaq i rëndësishëm ky moment në histori sa të gjitha këto të tjerat janë produkt i një devijimi tërësisht të panevojshëm nga fokusi, fokusi është të bëhet paqja përfundimtare në tryezë dhe sot bashkësia euro-atlantike i ka dhënë Kosovës mundësinë e artë dhe propozimi në tryezë, i mbështetur nga Bashkimi Europian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës.

Prandaj, edhe një gjë do shtoja. Unë nuk kam eksperiencën e kryeministrit, por besoj që mund ta them me plot gojën që ajo marrëveshje që është në tavolinë dhe kjo mundësi e artë që është në këtë moment nuk është e thënë që të jenë aty përgjithmonë, situatat mund të ndryshojnë, konjukturat mund të ndryshojnë, dinamikat mund të ndryshojnë dhe pastaj mund të hyjmë në një tjetër kohë të gjatë në histori ku nuk do kemi zgjidhje.

Unë jam 100% i fokusuar tek kjo zgjidhje. Të tjerat, po e përsëris, mund të jenë pilula ekzaltimi për ata që e identifikojnë veten si patriotë në luftëra imagjinare, por nuk sjellin asgjë përveç zhgënjimit, boshllëkut, humbjes së kohës dhe, larg qoftë, dhe të mundësisë”, përfundoi Rama. r.p

Previous Post

Berisha: Gjykata, në një vendim të kontrolluar, shpalli të gjithë zonën e Rrogozhinës të pavlefshme për një qendër votimi

Next Post

Safet Gjici jep dorëheqjen pas videoskandalit: Rashë pre e një kurthi të përgatitur me detaje!

droni

droni

Next Post
VIDEO & DOKUMENTE/ Safeti konkurron me Gjicin dhe Safet Gjici fiton 25 milionë dollarë

Safet Gjici jep dorëheqjen pas videoskandalit: Rashë pre e një kurthi të përgatitur me detaje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.