Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar ashpër sot pas lirimit nga burgu të Saimir Tahirit.
Ajo thotë së privilegjimi i disave nga drejtësia është shumë zhgënjyese.
Deklarata e Yuri Kim:
Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirant të BE dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare.
Ata që janë të përfshirë në bërjen ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miq të fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja. m.k












