Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka lënë qelinë nga burgu i Kosovës në Lushnjë.
Gjykata e Elbasanit ka liruar nga qelia Saimir Tahirin. Ai do të kryej pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Atij i kishin mbetur edhe 1.7 vite burg për të kryer.
Ai u dënua me 3,4 vite burg për përfshirje në organizatat kriminale të drogës, mbjelljen dhe trafikimin e saj.
Gjatë kohës që Tahiri ishte ministër, e gjithë Shqipëria u mboll kanabis, ndërkohë që u ndërtuan pista ilegale avionesh transportues në Durrës, Divjakë dhe Vlorë. a.b












