Gjykata e Apelit la në burg kreun e bashkisë së Himarës Fredi Beleri, i akuzuar për shitblerje votash.
Por gjykata ka liruar Pandeli Kokaveshin, duke caktuar ndaj tij masën “detyrim paraqitje”, për shkak të problemeve shëndetësore që ka.
Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Beleri akuzohet se ka blerë 8 vota kundrejt 40 mijë lekëve.
Beleri ka mohuar akuzat. a.b











