Këshilli emërimeve në Drejtësi, sipas detyrimeve që rrjedhin nga amendamentet kushtetuese, parashikon përzgjedhjen e kandidaturave për këtë institucion, brenda 5 ditësh. Por, ndërkohë, ende nuk është miratuar ligji për funksionimin e këtij Këshilli të Emërimeve në Drejtësi.
Një “antikap” të tillë e ka vënë në dukje Presidenti Bujar Nishani, i cili në një dalje publike sot para gazetarëve, paralajmëroi se ka thirrur për konsultim ditën e martë, krerët e grupeve parlamentare.
Ndërkohë, ai paralajmëroi edhe një takim konsultativ, të më hershëm me një grup ekspertësh e konstitucionalistësh.











