• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Dilni votoni masivisht, ndryshimi në duart tuaja”, Belind Këlliçi takim me banorë të Njësisë Nr.9

droni by droni
11 May, 2023
in Kryesore, Politika
0
“Dilni votoni masivisht, ndryshimi në duart tuaja”, Belind Këlliçi takim me banorë të Njësisë Nr.9
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kandidati i opozitës për bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi zhvilloi takime me banorët e Njësisë Nr.9 në kryeqytet. Në këtë zonë, Këlliçi tha se Tirana lëngon nga problemet ekonomike, sociale dhe infrastrukturore. Ai përmendi faktin se sot kryeqytetit përballet me problemin e mungesës së ujit të pijshëm, për të cilin kreu aktual i bashkisë Erion Veliaj propogandon se ka 24 orë në ditë.

_“Domethënë, të jesh në zemër të Tiranës, të jesh te Njësia.nr.9, të jesh këtu të flasësh për mungesë uji të pijshëm, për mungesë të rrugëve, për mungesë të hapësirave të gjelbërta, për mungesë të çerdheve, kopshteve dhe shkollave, që e keni një problem në njësinë nr.9, kjo është e patolerueshme. Tirana lëngon nga ana ekonomike, fshati i Tiranës është i lënë në harresë. Qytetarët e Tiranës kanë nevojë bazike për çështjet më elementare që ka një qytetar, për ujin e pijshëm. Në lagjen tuaj, ju paguani tre herë për ujin e pijshëm: paguani UKT-n për ujin që sjell në rubinet, që nuk e pini; e paguani ujin për të pirë dhe për të gatuar gjithë familjet; dhe e paguani herën e tretë pompën për të prurë ujin te depozitat në mënyrë që të keni ujë. E ndërkohë çdo ditë në televizor ne shohim një propagandë goditëse ku thotë: _“Tirana ka 24 orë në ditë ujë të pijshëm”. Këtu është me luajt mendsh”_-tha Këlliçi.

Duke vijuar në këtë diskutim, Këlliçi u shpreh se objektiv i punës së tij, do të jetë të punojë për të sjellë të paktën 14 orë në ditë ujë për qytetarët e Tiranës. _“Kur jam ulur me ekspertët, me inxhinierët e ujit, kur kam folur gjerë e gjatë për këtë çështje më është thënë tekstualisht: _“Për shkak të rrjetit aktual të amortizuar, të shkatërruar në Tiranë, për shkak të ndërtimit pa kriter, për shkak se në një zonë p.sh, ku është parashikuar rrjeti i kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza për 20 mijë banorë psh, sot ne kemi 50 mijë banorë, rrjeti është aq i amortizuar sa për katër vjet ti nuk e bën dot ujin e pijshëm për 24 orë. Dhe çfarë ka ndodhur? Nuk e kam premtuar se nuk e bëj dot. Ama kam premtuar që realisht do të kemi ujë të pijshëm, do tentoj që katër vjeçarin e parë uji të jetë i pijshëm nga çezma dhe të kemi realisht 14 orë ujë të pijshëm, por realisht të vijë në çezëm, pa pompë. Është shumë e rëndësishme kjo”_.

Më tej, Belind Këlliçi foli për prioritetet e programit të tij, duke theksuar premtimin për autobus falas. Sipas tij, ky premtim ka pasur ndikim të gjerë te qytetarët e Tiranës, duke i siguruar ata se pas 14 majit autobusi falas do të jetë realitet.

_“A e kuptoni ju çfarë impakti ka pasur propozimi im për autobusin falas në qytet?! E përdorin 200 mijë qytetarë në ditë, kushton 16.5 milionë euro në vit. Dhe këta që harxhojnë 430 milionë euro për inceneratorë fantazëm, çohen nga mëngjesi në darkë dhe thonë se ku do i gjejë Belindi paratë. Po kur paska 430 milionë euro për inceneratorë fantazëm, nuk paska 16.5 milionë euro për 200 mijë qytetarë në ditë?! Po pse janë mërzituar këta? Sepse kjo masë ndihmon të varfërit, ndihmon pensionistët, ndihmon studentët, ndihmon familjet në nevojë, ndihmon të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje ekonomike. Dhe çfarë bën, ulë koston e jetesës me 52 mijë lekë në muaj, i lë qytetarëve 52 mijë lekë më shumë në muaj në xhep, atyre që e përdorin”_-tha Këlliçi.

Në këtë takim, Belind Këlliçi prezantoi edhe prioritetet e tjera të proramit të tij.

_“Është nënkalimi te “Sheshi Skënderbej”, që është pothuajse i gatshëm për t`u bërë nëntoka, pa e prishur sheshin. Është një masë që lehtëson trafikun në Tiranë dhe çfarë bën? Përveçse heq 60% të trafikut në qendër, duhet ta dini që të gjithë ata që përdorin makinat në mënyrë të përditshme në Tiranë, harxhojnë mestarisht 28 minuta në ditë në trafik do të thotë 1.5 deri në 1.7 litra karburant më shumë në ditë. Do të thotë 100 mijë lekë në muaj, se duhet bërë llogaria në fund të ditës. Edhe këtyre ne do t`ua kursejmë këto para, do t`ua lëmë në xhep të gjithë qytetarëve. E treta prioritet që kam është ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave, lumi Lana do rikualifikohet, vetëm dy kolektorë i duhen Lanës për të hequr atë erë që kuturbon gjithë qyteti. Paketa që kam për biznesin e vogël dhe të mesëm, sot kam nënshkruar dhe kontratën, për të ulur taksat dhe tarifat për 45 mijë subjekte, çfarë do të thotë? Minimalisht 45 mijë familje€!”-tha Këlliçi.

Teksa denoncimet për blerje vote dhe intimidim janë shtuar ditët e fundit, Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve të dalin të votojnë masivisht në 14 maj. Sipas tij, vota e tyre do të mbrohet nga opozita. _“Partia Demokratike padiskutim është në këmbë për të mborjtur votën në datën 14 maj, në çdo komision, në çdo qendër votimi, në çdo zonë të Tiranës. Dilni votoni! Në datë 14 ne duhet të bëjmë të pamundurën që qytetarëve, bashkëqytetarëve tanë t`i themi: dilni votoni, merrni pjesë në proces, se jua garantoj që asnjë qytetar që del me qejf atë ditë nga shtëpia për të votuar, nuk shkon për të votuar Erion Velinë, këtë ua garantoj_”-tha kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, duke shtuar më tej se: _“Ditën e votimit, ju kërkoj ju lutem, flitini qytetarëve, komshinjve, miqve, të afërmëve, fisit, kujt të mundeni, ju lutem të kenë parasysh diçka: kur të shkojnë te kutia e votimit, te dhoma e fshehtë, jeni vetëm ju dhe Zoti lart. Nuk ua sheh dot votën as Belind Këlliçi as Erion Veliaj, sepse është duke intimiduar administratën publike, është duke i bërë terror Bashkisë Tiranë, terror i bëhet punonjësve të shkretë”_-përfundoi Këlliçi.

Previous Post

ILD pezullon 2 gjyqtarë në Elbasan, zvarriten gjyqet deri në 12 vjet

Next Post

Mijëra euro për çanta të falsifikuara të markave të njohura, bie në pranga ‘biznesmenia’

droni

droni

Next Post
I vuri zjarrin noterisë, ndërkohë noteri është në paraburgim

Mijëra euro për çanta të falsifikuara të markave të njohura, bie në pranga ‘biznesmenia’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.