• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Autobusi falas dhe mbështetje financiare për çdo fermer për rritje prodhimi”- Belind Kelliçi në Kashar: Do rregullojmë rrugën dytësore

droni by droni
4 May, 2023
in Kryesore, Politika
0
“Autobusi falas dhe mbështetje financiare për çdo fermer për rritje prodhimi”- Belind Kelliçi në Kashar: Do rregullojmë rrugën dytësore
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijoi turin e takimeve me banorë të zonës së Kasharit, ku bisedoi me banorët për programin e tij.

Belind Këlliçi preku disa nga prioritetet, duke vënë theksin te transporti publik falas. Duke u ndalur në një stacion urbani krejtësisht të amortizuar, Belind Këlliçi premtoi që pas 14 majit, urbani do të jetë jo vetëm falas në qytet dhe në fshat, por njëkohësisht ky shërbim do të modernizohet.

_“Ky është stacioni më i mirë që ka Kashari dhe shiheni se në çfarë gjendje është. Për një stacion autobusi, me një stol të degraduar edhe gjithçka është e ndryshkur e kalbur, nuk ke asnjë informacion, asnjë tabelë, asnjë orar, asgjë. Pra gjithçka është inekzistente dhe jo efiçente se kështu i bën gjithë punët Bashkia e Tiranës. Pas 14 majit, autobusin falas që ne kemi premtuar, do ta bëjmë realitet, në qytet dhe në fshat, në të gjithë fshatratat e Tiranës, përfshirë këtu dhe Kasharin, Yrshekun, Mzezin, padiskutim do të jetë autobusi papagesë. Do të subvencionojmë 200 mijë qytetarë në ditë por mbi të gjitha do të modernizojmë stacionet, do të vendosim orare, do ta lidhim me GPS autobusin në mënyrë që dhe qytetarëve t`u dali në tabelë elektronike, që vonon autobusi, vjen për 12 minuta, vjen për 7 minuta…_”-tha Këlliçi.

Këlliçi premtoi edhe investime në infrastrukturën rrugore, duke evidentuar amortizimin e aksit dytësor përgjatë autostradës Tiranë-Vorë. Sipas Këlliçit, kjo rrugë do të rikonstruktohet, pasi u shërben banorëve dhe bizneseve të zonës.

_“Dhe një nga problemet që kemi pasur, është dhe rruga dytësore në autostradë në fakt, që e kap Kashari, që na ka ardhur si shqetësim, që ka të bëjë me vetë faktin, të gjithë bizneset përgjatë asaj rruge, paguajnë rregullisht taksa, ndihmojnë në ekonominë e qytetit dhe nuk marrin asnjë shërbim. Ajo rrugë është në gjendje katastrofale, është e paimagjinueshme sesi mund të mbahet ajo rrugë në atë gjendje. Por padiskutim prioriteti i bashkisë do të jetë edhe shtrimi i rrugës dytësore, sepse minimumi që i kemi borxh bizneseve është rruga_”, tha Këlliçi.

Edhe në Kashar, mbetjet urbane rrijnë me ditë të tëra pa u pastruar. Teksa ironizoi “VIP-at” që bëjnë fushatë për Erion Veliajn, Belind Këlliçi tregoi disa raste ku pirgjet e mbetejve urbane, ndotin dhe krijojnë probleme për banorët në Kashar.

_“Ç`janë këto pamje që i kanë lënë kështu, ç’është ky tmerr? Kapi pak të lutem kamera këtu. Kapi pak këtu, Tiranën kryeqytetin europian të pastërtisë, kapi pak. Këtu ku rrijnë dhe fëmijët e vegjël. Këto janë pamjet e Tiranës dhe këto pamje mbështesin dhe këta artistët e këngëtarët që nuk jetojnë fare në Shqipëri e në Tiranë e që s`kanë lidhje, e që jetojnë nëpër vila private nga 1 milionë euro. Këto pamje mbështesin kur mbështesin kryetarin aktual të bashkisë. Kështu që kjo është një Tiranë që nuk e shohin qytetarët asnjëherë në media, asnjë herë në kamera. Ky që flet për pastërtinë në kryeqytet, ja ku janë fëmijët, ku kalojnë fëmijët e shkretë. Urdhëro ku jetojnë”._

Më tej, Belind Këlliçi foli edhe për programin e tij për fshatin, duke theksuar subvencionet për bujqësinë dhe ndërtimin e tregjeve për fermerët.

_“Patjetër do të keni subvencione 70 milionë euro në vit për fermerët, jo vetëm zona e Kasharit por në të gjithë fshatin e Tiranës. Do të kemi 3 milionë euro për huamarrjen, do të kemi 10 mijë euro mbështetje për çdo fermer që do të nisë një biznes të ri, për bazë materiale, dhe do të kemi ngritjen e 15 tregjeve, me produkte bio, porganike, të çertifikuara, të prodhuara në fshatin e Tiranës, që në tregjet që ne do të vendosim për t’i shitur këto produkte, në momentin që fermeri do të shkojë në këto tregje që përcaktohen nga bashkia e Tiranës në njësitë e Tiranës, do të kenë zero taksë bashkiake”_-tha Këlliçi.

Në një kohë që Erion Veliaj nuk del në përballje me të, edhe në Kashar, Këlliçi u bëri ftesë socialistëve të dalin në takimet e tij, për t`u ballafaqur në lidhje me situatën në Tiranë.

_“Dhe kushdo, dhe socialistët, nëse nuk janë dakord me ne me porgramin tim, të vijnë të na takojnë, dhe të thonë Belind e ke gabim, dhe këtu në Kashar i ftojmë të vijnë ata që na ndjekin, dhe të thonë që këtu në Kashar është bërë ky investim nga Bashkia e Tiranës. Kështë që unë i ftoj të gjithë qytetarët të na ndjekin në rrugëtimin tonë. Të na ndjekin me ato pasqyrime që ne i bëjmë problemeve të qytetarëve, dhe sigurisht të bëhen bashkë me ne në 14 maj për të hapur një kapitull të ri për Tiranën”_ u shpreh Këlliçi.

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, premtoi gjithashtu transparencë për përdorimin e buxhetit nga Veliaj gjatë këtyre dy mandateve.

_“Taksat tona janë vjedhur. Ju jap fjalën se pas 14 majit në bashkinë e Tiranës do të bëhet transparencë e plotë, audit i plotë, do të hapen të gjithë dokumentat, në mënyrë që të gjithë qytetarët të kuptojnë se çfarë ka ndodhur me taksat e tyre. Ku kanë shkuar taksat, ku kanë shkuar fondet, dhe ku janë çuar paratë tuaja. Duhet ta dini ne nuk jemi të varfër, ne jemi të vjedhur dhe ky është një realitet i trishtë për të gjithë Tiranën”_-tha Këlliçi. a.b

Previous Post

Kapet sasi e madhe kanabisi në Vlorë, bagazhi i ‘Chrysler’ plot me jeshile

Next Post

Ministri Manja nis kërkesën për esktradim për skuadrën britanile të vrasjes së Nikulaj

droni

droni

Next Post
Ministri Manja nis kërkesën për esktradim për skuadrën britanile të vrasjes së Nikulaj

Ministri Manja nis kërkesën për esktradim për skuadrën britanile të vrasjes së Nikulaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.