Një trailer pësoi sot një aksident këtë pasdite në aksin rrugor Pogradec – Lin, pranë fshatit Piskupat.
Drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka përfunduar në mes të rrugës, duke e bllokuar qarkullimin për ofro 1 orë..
Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjen duke ndihmuar për zhvendosjen e kamionit. Drejtuesi i kamionit ka marrë lëndime të lehta, por pa rrezik për jetën.
Në dëshminë e tij për grupin hetimor u shpreh se humbi kontrollin pa e kuptuar dhe se ka dyshime për vaj në rrugë, rapoeton a2 cnn. a.b











