PS do të kërkojë pezullim dhe pavlefshmëri të Dekretit të Presidentit për zgjedhjet në Peshkopi.
Për këtë, kjo parti mësohet se do ti drejtohet Gjykatës Administrative.
PS pretendon se me Dekretin e Presidentit është shkelur Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta.
Nga ana tjetër, PS pretendon shkelje pasi Dekreti u shpall para hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Presidenti dekretoi 11 shtatorin si datën e zgjedhjeve për bashkinë e Peshkopisë.












