• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria “shtyn” rimëkëmbjen ekonomike për në fund të vitit 2018

admin by admin
5 August, 2016
in Ekonomia
0
Qeveria “shtyn” rimëkëmbjen ekonomike për në fund të vitit 2018
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas tri vitesh përpjekje për të rritur inflacionin dhe normën e rritjes ekonomike drejt “normalitetit”, parashikimet e Bankës së Shqipërisë, FMN-së dhe Ministrisë së Financave për kohën se kur ekonomia shqiptare do të kthehet në gjendjen e shëndoshë janë shtyrë për nga fundi i vitit 2018.

Parashikimet për rikthim të inflacionit në “objektiv” dhe të rritjes ekonomike në “potencial” janë shtyrë vazhdimisht për “më vonë” gjatë tri viteve të fundit dhe pësuan një shtyrje të re këtë vit, tregojnë të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë dhe rishikimet e herëpashershme të kuadrit makroekonomik që përgatitet nga Ministria e Financave.
Në fund të vitit 2013, kur qeveria aktuale përgatiti buxhetin e parë vjetor, parashikimi makroekonomik afatmesëm qe që inflacioni mesatar të arrinte në 3 për qind në vitin 2016 ndërsa rritja ekonomike të rikthehej në potencialin e saj të vlerësuar në atë kohë në 4.5 për qind në vit.
Por deklarata e fundit e Bankës së Shqipërisë tregon që 3 vjet më vonë ky objektiv nuk është arritur akoma.
Më 3 Gusht Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se parashikimet e institucionit që ai drejton qenë që inflacioni do të kthehet “në objektiv” rreth fundit të vitit 2018 ndërsa Ministria e Financave u detyrua të rishikojë në ulje rritjen ekonomike nominale të vitit 2016 pasi inflacioni i këtij viti pritet të jetë edhe më i ulët se sa qe në vitin 2015.
Ndërkohë, ekonomia shqiptare vijon të vuajë nga të njëjtat probleme që e kanë mbajtur peng zhvillimin e saj që nga viti 2009 – mungesa e rritjes së kreditimit të bizneseve dhe konsumatorëve pavarësisht se interesat e depozitave kanë rënë në zero dhe interesat e kredive janë në nivelin më të ulët në historinë e re të Shqipërisë.

Objektivi i inflacionit
Objektivi i inflacionit në Shqipëri është aktualisht 3 për qind me një hapësirë luhatjeje plus ose minus 1 për qind. Zakonisht kur ekonomia ecën keq, inflacioni është më i ulët se 2 për qind ndërsa kur ecën tepër mirë, rritet mbi 4 për qind.
Rikthimi i inflacionit në nivelin e dëshirueshëm prej 3 për qind, nënkupton që ekonomia të jetë në rritje prej 4 apo 4.5 për qind dhe fuqia blerëse të jetë gjithashtu në rritje të mjaftueshme për të shkaktuar inflacion të çmimeve.
Për ta realizuar këtë objektiv, Banka e Shqipërisë ka në dorë të ulë interesat bazë të lekut në mënyrë që bankat të ulin interesat e depozitave dhe kredive, dhe si rrjedhim bizneset e konsumatorët të marrin më shumë kredi. Banka e Shqipërisë me të vërtetë e ka ulur interesin bazë nga 3.5 për qind që qe në fund të vitit 2013, në vetëm 1,25 për qind që është aktualisht. Qytetarët shqiptarë e kanë paguar këtë politikë përmes rënies drastike të interesit mesatar të paguar për depozitat e kursimit në lekë, ndërkohë që interesat e kredive kanë ardhur gjithashtu në rënie, por në fund, kreditimi total nuk është rritur. Rrjedhimisht, pagat nuk janë rritur, konsumi nuk është rritur dhe inflacioni nuk është rritur.
Ky realitet ka bërë që Banka e Shqipërisë të parashikojë se “rikthimi i ekonomisë në ekuilibër”, termi që ky institucion përdor për të përshkruar situatën kur rritja ekonomike është mbi 4 për qind dhe inflacioni rreth 3 për qind, të projektohet gjithnjë e më shumë në të ardhmen.
Në gusht 2015, Banka e Shqipërisë deklaroi se inflacioni pritet të kthehet në ekuilibër në fund të vitit 2017, por në muajt që pasuan, parashikimi u shty për “fillimin e vitit 2018”, e më pas, për “fundin e vitit 2018”.

PBB 200 milionë euro më pak
Ndonëse zyrtarisht nuk e shpjegon me fjalë, Ministria e Financave ka kryer rishikimin e saj në rënie për pritshmërinë e inflacionit. Në shkurt të këtij viti, kjo ministri parashikonte që inflacioni i vitit 2016 të ishte 2.3 për qind, sipas kuadrit Makroekonomik dhe Fiskal, ndërsa në Aktin Normativ për rishikimin e buxhetit 2016, inflacioni për vitin 2016 parashikohet të jetë vetëm 1 për qind.
Në mungesë të inflacionit, parashikimi për prodhimin e brendshëm bruto në vlerë nominale për këtë vit është ulur nga 1.53 trilionë lekë në 1.5 trilionë lekë. Diferenca prej 28.6 miliardë lekë do të thotë se ekonomia shqiptare do të jetë këtë vit plot 200 milionë euro më e vogël nga sa parashikohej të ishte dhe se ky zvogëlim në parashikim është bërë nga vetë Ministria e Financave. Akti Normativ nga ana tjetër parashikon që rritja ekonomike reale, (rritja ekonomike nominale minus inflacion) do të vijojë të mbetet në masën 3.4 për qind siç ka qenë parashikimi, pavarësisht se rritja ekonomike nominale do të jetë më e vogël nga sa pritej. Me pak fjalë, në dokumentin Kuadri Makroekonomik dhe Fiskal të shkurtit 2016, Ministria e Financave parashikonte rritje ekonomike nominale prej 5.9 për qind, inflacion 2.3 për qind dhe rritje ekonomike reale 3.4 për qind. Parashikimi i shprehur në Aktin Normativ është që rritja ekonomike nominale do të jetë 4.6, inflacioni do të jetë 1 për qind dhe rritja ekonomike reale do të qëndrojë e pandryshuar.
Ka një diferencë të dukshme mes parashikimit të qeverisë dhe parashikimit të Bankës së Shqipërisë sa i përket normës së inflacionit dhe normës së rritjes reale të ekonomisë. Banka e Shqipërisë beson se rritja ekonomike këtë vit “do të jetë më e lartë se sa 2.6 për qind i vitit të kaluar por më e ulët se sa parashikimi i mëparshëm” prej 3.4 %, ndërsa parashikon se inflacioni në fund të këtij viti nuk parashikohet të jetë në nivelin minimal prej 1 për qind. Pavarësisht diferencave, fakti është që ekonomia po ecën më keq nga sa pritej të ecte, ndonëse ritmet e rritjes janë më të larta nga sa kanë qenë në vitet e fundit.
Në fund, shtyrja për më vonë e pritshmërisë se kur ekonomia shqiptare do të kthehet në “ekuilibër” siç e quan Banka e Shqipërisë rritjen e PBB-së reale në masën 4 për qind dhe rritjen e inflacionit në masën 3 për qind, është diçka që ka ndodhur në vijimësi që nga viti 2013 e pas. Në thelb, ekonomia shqiptare ka ecur keq që nga viti 2009. Në rast se parashikimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për vitin 2018 nuk shtyhet për më vonë, dekada që kaluam do të duhet të cilësohet si një stanjacion i gjatë i ekonomisë shqiptare, një periudhë kur rritja ekonomike ka qenë e ngadaltë, interesat e parasë kanë qenë të ulëta dhe varfëria ka ardhur në rritje.

 

Deklarata e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

gent-sejkoKëto janë fjali të shkëputura nga deklaratat e dhëna gjatë vitit të fundit nga Guvernatori i BSH Gent Sejko dhe që tregojnë se si pritshmëritë për rikthim në ekuilibër të inflacionit dhe rritjes ekonomike janë shtyrë në kohë nga viti 2016 për në vitin 2018.

“Ekonomia shqiptare pritet të kthehet në ekuilibër gjatë gjysmës së dytë të vitit 2017, çka do të krijojë më tej premisa për kthimin e inflacionit në objektiv në gjysmën e dytë të vitit 2018”.

Deklarata e 3 gushtit 2016

“Ndonëse rënia e inflacionit në tremujorin e parë u ndikua nga goditje të ofertës, presionet e përgjithshme inflacioniste në vend vazhdojnë të mbeten të ulëta. Kërkesa agregate, ekspansioni monetar dhe pritjet inflacioniste, nuk sinjalizojnë rikuperim të shpejtë të inflacionit drejt objektivit”.

Deklarata e 4 majit 2016

“…Ekonomia shqiptare është në një trajektore pozitive zhvillimi dhe këto presione pritet të forcohen gradualisht në horizontin afatmesëm. Inflacioni pritet të kthehet në objektiv në tremujorin e dytë të vitit 2018, në përputhje me përmirësimin e pritshëm progresiv të ekonomisë shqiptare”.
Deklarata e 6 prillit 2016

“…Inflacioni parashikohet të ndjekë një tendencë rritëse dhe të kthehet në objektivin tonë prej 3% rreth fillimit të vitit 2018”.

Deklarata e 16 dhjetorit 2015

“Në afat të mesëm, inflacioni parashikohet të vijë në rritje dhe të kthehet në objektivin tonë prej 3% brenda tremujorit të parë të vitit 2018”.

Deklarata e 4 nëntorit 2015

“Parashikimet e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se inflacioni do të vazhdojë të rritet më tej gjatë dy viteve të ardhshme dhe të kthehet në mënyrë të qëndrueshme në objektivin tonë prej 3%, rreth fundit të vitit 2017”.

Deklarata e 6 gushtit 2015

Autor: Gjergj Erebara
BIRN
Tiranë

Previous Post

FOTOT/ Fshati më i veçantë në botë, nuk ka asnjë rrugë!!

Next Post

FOTO/ Befasojnë Ledri dhe Noizy, ja çfarë kanë bërë ata dje në Sarandë

admin

admin

Next Post
FOTO/ Befasojnë Ledri dhe Noizy, ja çfarë kanë bërë ata dje në Sarandë

FOTO/ Befasojnë Ledri dhe Noizy, ja çfarë kanë bërë ata dje në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.