• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Ulim taksat për biznesin e vogël, nxisim gratë në biznes”, Belind Këlliçi ndan 5 prioritetet me sipërmarreset në Tiranë

droni by droni
29 April, 2023
in Kryesore, Politika
0
“Ulim taksat për biznesin e vogël, nxisim gratë në biznes”, Belind Këlliçi ndan 5 prioritetet me sipërmarreset në Tiranë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Ulje taksash dhe lehtësira në shëbrime, për të nxitur suksesin e grave dhe vajzave sipërmarrëse në Tiranë”._

Ky ishte angazhimi i Belind Këlliçit gjatë një takimi që ai zhvilloi me gra sipërmarrëse në kryeqytet. Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, prezantoi planin për uljen e taksave dhe tarifave vendore, të cilat do të prekin 45 mijë biznese të vogla në Tiranë, shumë prej të cilave drejtohen nga gratë.

_“Kam premtuar dhe do të jetë realitet pas 14 majit, zerimi i taksës së infrastrukturës arsimore. Një taksë mjaftë e rëndësishme për t’u përmendur, për vetë faktin, që të gjithë zonjat këtu sipërmarrëse e dinë shumë mirë se këtë taksë e paguajnë dy herë: e paguajnë një herë si biznes dhe një herë si familje. Gjithashtu do të heqim taksën për tokën bujqësore, për pjesën që i takon bashkisë. Do të reduktojmë katër taksa të tjera në masën 30%: taksën e fjetjes në hotel, taksën e tabelës informuese, taksën e truallit, taksën mbi ndërtesën. Ndërkohë, për tarifat do të reduktojmë dy tarifat kreysore: tarifën e pastrim gjelbërimit, që është një tarifë e cila shpesh herë rëndon xhepat tuaj, po nga ana tjetër ju nuk e merrni shërbimin e pastrimit në bizneset tuaja. E kam marrë këtë shqetësim nga një pjesë dërrmuese e bizneseve. Dhe tarifën e hapësirës publike, e cila është shpesh herë një linjë e drejtpërdrejtë e korrupsionit tatimor nga administrata tatimore në Bashkinë e Tiranës_”-u shpreh Belind Këlliçi.

Ai tregoi gjithashtu, se ulja e taksave dhe tarifave vendore do të formalizojë shumë biznese, të cilat aktualisht përdorin forma korruptimi ndaj administratës tatimore, për të mos paguar taksat. Sipas Belind Këlliçit, raportet ndërkombëtare të Bankës Botërore tregojnë që bashkia e Tiranës drejtuar nga Erion Veliaj ka një numër prej 38% të biznesit që nuk ja vjel taksat, tregues ky i nvelit të lartë të abuzimit.

_“Për shkak të rritjes pa asnjë logjikë të taksave dhe tarifave vendore, gjatë këtyre 8 viteve, informaliteti, që do të thotë numri i bizneseve që nuk paguajnë taksa dhe tarifa, është rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Botërore, të bëra publike vitin e kaluar, sot që ne flasim të paktën 38% e taksave në kryeqytet nuk mblidhen nga bashkia. Kjo tregon për informalitet dhe nivel shumë të lartë korrupsioni. Kjo ka prodhuar një situatë krejt të pazakontë, ku nga njëra ana bizneset që paguajnë taksat shkojnë në kufijtë e mbijetesës, ndërsa bizneset që u shmangen taksave përpiqen të korruptojnë administratën tatimore, ose të shkojnë drejt falimentit. Plani im për uljen e taksave dhe tarifave do të bëjë të mundur që të gjitha bizneset realisht ta kenë mundësinë t`i paguajnë taksat_”-u shpreh Belind Këlliçi.

Për këtë arsye, Belind Këlliçi kërkoi mbështetjen e grave dhe vajzave në Tiranë, për t`i dhënë fund modelit korruptiv të Erion Veliajt në bashkinë e kryeqytetit.

_“Jo më larg se para dy javësh, pesë nga dhomat kryesore të tregtisë në Tiranë, në Shqipëri, Dhoma Amerikane, Dhoma Gjermane, Dhoma Italiane, Franceze dhe Konfindrustria, dolën për herë të parë në një deklaratë të përbashkët ku shprehën shqetësimin për nivelin e korrupsionit, informalitetit dhe për klimën armiqësore në tërësi ndaj biznesit në Shqipëri, por në Tiranë në mënyrë të veçantë. Unë besoj se ju kanë mjaftuar 8 vite për të testuar se çfarë është i aftë të bëjë ai që sot na drejton në krye të bashkisë Tiranë. E keni parë deri më sot modelin e tij dhe nuk do të keni asgjë njëlloj nga çkeni parë deri në këto 8 vite prej Erion Veliajt në bashkinë që pret qytetarët e Tiranës pas 14 majit_”-u shpreh Këlliçi.

Gjatë takimit, Belind Këlliçi u angazhua që pas 14 majit, t`i jepet fund selektimeve politike në dhënien e kredive të buta për familjet në Tiranë, ku shpesh mbeten pa përfituar shumë gra e vajza që vijnë nga kategori vurnerabël të shoqërisë.

_“Nuk duhet të bëhet kualifikim politik apo selektim politik kur vjen puna te një çështje kaq e rëndësishme, saç është kredia e butë për strehim, sidomos kur flasim për zonja që mund të jenë të veja, sidomos kur flasim për familje në nevoja ekstreme ekonomike në vështirësi shumë të thella ekonomike, apo dhe kur flasim për familje që nuk kanë asnjë njeri të punësuar, apo nuk kanë asnjë mundësi për të përballuar jetesën në Tiranë”_- tha Këlliçi.

Gratë sipërmarrëse në Tiranë, kanë mirëpritur dhe shprehur mbështetjen për programin e Belind Këlliçit, ndërsa kanë treguar se nga viti në vit, qeveria e drejtuar nga Edi Rama dhe bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, po çon drejt falimentit biznesin në kryeqytet.

_“Në fund të vitit 2019, ishin në fakt 25.4 % gratë sipërmarrëse nga totali i ndërmarrjeve aktive, flasim gjithmonë. Pra kemi një rënie të numrit të grave që drejtojnë. Do ju them vetëm një fakt: as pandemia nuk mbylli aq biznese sa mbylli inflacioni dhe rritja e kostos këtë vit në 2022-in, në Tiranë, po Tirana mban kampion, edhe në gjithë Shqipërinë. Taksa progresive që këta kërkojnë të miratojnë me këtë ligj që ata duan të miratojnë për profesionet e lira, të jeni të bindur  se kjo kategori e profesioneve të lira që janë të formalizuara në treg do të falimentojnë shumë shpejtë_”-u shprehën disa nga pjesëmarrëset në takim.

Gjatë takimit me gratë dhe vajzat sipërmarrëse në Tiranë, Belind Këlliçi prezantoi edhe 5 prioritetet e tij për drejtimin e bashkisë si: Tranpsorit publik falas, ulja e taksave, ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave, nënkalimi te “Sheshi Skënderbej” apo dhe ndërtimi i 500 oazeve të gjelbërta, të cilat do të bëhen realitet pas 14 majit. Sipas Këlliçit, ky program i paraqitur prej tij, ka në thelb uljen e kostove të jetesës për qytetarët e Tiranës. r.k

Previous Post

Letra e Hapur e Sali Berishës: Të bëhemi bashkë për të shpëtuar Shqipërinë

Next Post

Letra e hapur e Beketit/ Qeveria po paguan gjobën e arbitrazhit, parashikoi në buxhet shumën prej 110 milionë dollarë

droni

droni

Next Post
FOTO LAJM/ Becchetti në Londër, përshëndet tifozët e ekipit të tij

Letra e hapur e Beketit/ Qeveria po paguan gjobën e arbitrazhit, parashikoi në buxhet shumën prej 110 milionë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.