• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Komuna e Parisit dhe nevoja për ndërhyrje nga Bashkia/ Belind Këlliçi tregon përfitimet e qytetarëve nga 5 prioritetet e tij

droni by droni
29 April, 2023
in Kryesore, Politika
0
Komuna e Parisit dhe nevoja për ndërhyrje nga Bashkia/ Belind Këlliçi tregon përfitimet e qytetarëve nga 5 prioritetet e tij
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi zhvilloi një takim me banorë të zonës së Komunës së Parisit, ku diskutoi përfitimet që do I vijnë qytetit dhe qytetarëve nga 5 angazhimet e tij kryesore që do të sjellin ndryshimin në Tiranë.

Hapja e nënkalimit te “Sheshi Skënderbej”, do të lehtësojë trafikun në Tiranë.

Për këtë projekt, Belind Këlliçi iu përgjigj kryetarit aktual të bashkisë Erion Veliaj, i cili në një emision televiziv deklaroi se nuk mund të realizohet. Këlliçi argumentoi pse ky projekt është i realizueshëm, duke u shprehur se e vetmja kritikë për nënkalimin, është kosto e ulët me të cilën do të ndëtohet.

_“E keni dëgjuar premtimin tim për nënkalimin te “Sheshi Skënderbej”, e keni dëgjuar? E dini çfarë shqetësimi kanë? E para pse është kaq lekë! Kam thënë 4.5 milionë euro, po të kisha thënë nja 40-të, do thonin: Bravo qenka djali zgjuar Belindi! Kur jam ulur me urbanistët, me inxhinierët, me ekipin e financës, kanë bërë përllogaritjet, kanë bërë afatin kohor që është 18 javë për ndërhyrjen, me nxorën koston 4.5 milionë euro maksimumi. Dhe unë po them, dua ta lidh, ta bashkoj bulevardin “Zogu i Parë” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, këta thonë jo se krijon më shumë trafik po ta bashkosh, dhe vazhdojmë e kapim veshin kështu dhe kalojmë në tre semafor. Unë them po i heq tre semaforët_”- u shpreh Belind Këlliçi.

Për angazhimin e tij kryesor, autobusin falas pas 14 majit, Belind Këlliçi u shpreh se janë shqetësuar kundërshtarët. Por, sipas Belind Këlliçit ky projekt do të bëhet realitet pas zgjedhjeve, ndërsa theksoi gjithashtu se do të investohet edhe në modernizimin e stacioneve të urbanëve.

_“Janë shqetësuar këta pse unë kam premtuar autobusin falas. Jo vetëm që autobusi falas do të bëhet realitet, po ne do të vëmë në dispozicion 5 milionë euro çdo vit për të modernizur stacionet e autobusve, që sot janë qesharakë. Nuk një tabelë informative, nuk ke një orar”_-u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

Belind Këlliçi akuzoi Erion Veliajn për betonizimin e Tiranës, duke demaskuar deklaratat e bëra nga kryebashkiaku aktual se do të mbahej mend për krijim parqesh publike dhe jo për dhënie lejesh ndërtimi.

_“Betonizimi është kudo prezent në të gjithë Njësinë Nr.5. Eshtë një problem shumë i madh. Densiteti i madh i ndërtimit në këtë zonë është një faktor që ka sjellë në mbipopullimin e zonës dhe në rritjen e trafikut. Që ne për 8 vite kemi pasur një kryebashkiak të tillë, dhe si ka mundësi që ne i kemi lejuar një personi që ka ardhur në krye të bashkisë së Tiranës me premtimin: dua të mbahem mend si kryetari i bashkisë që ndërtoi më shumë parqe, lulishte, e kopshte, e nuk do japë asnjë leje ndërtimi! Ky zotëria sot ka dhënë 7.5 milionë m2 leje ndërtimi beton në qytet_”.

Edhe në Njësinë Nr.5, një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve është mungesa e çerdheve, shkollave dhe kopshteve.

_“Që kemi dyfish të numrit të makinave në dhjet vitet e fundit dhe ngushtojmë rrugët, në vend që të zgjerohen rrugët, në vend që të ndërtohen rrugë të reja, të krijohen akse të reja, të shfryhet trafiku. Kemi problem të madh me ajrin e ndotur. Jemi një nga 10 kryeqytet më të ndotura të Europës. Sot Tirana ka një problem shumë të madh: ka 50500 fëmijë nga mosha 0-6 vjeç dhe në Tiranë ka vetëm 39 çerdhe dhe 46 kopshte, mjaftueshëm për të akomoduar 12 mijë fëmijë. Ku shkojnë 38500 fëmijë të tjerë? Ndaj ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave do të jetë prioritet i imi. Kam folur për oazet e gjelbërta, mjaftojnë vetëm 200 m2, që ne të ndërrojmë jetën e një komuniteti_”-u shpreh Këlliçi.

Të rinjtë do të jenë jo vetëm përfitues të planit me 5 pika për Tiranën, por sipas Belind Këlliçit fokusi i punës së tij do të jetë pikërisht nxitja e inciativave të të rinjve duke hapur biznese në Tiranë.

Këlliçi u shpreh se të rinjtë që do të ndërmarrin nisma biznesi, do të kenë lehtësira fiskale.

_“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të ulur kostot e jetesës në Tiranë. Për të favorizuar të rinjtë edhe për t`i dhënë mundësi të rinjve edhe për një gjë tjetër, të hapin biznese të vogla. Sepse unë jam i djathtë në formim, sepse unë besoj te sipërmarrja e lirë, besoj te tregu i lirë. Unë nuk besoj se i riu duhet të jetë i varur nga shteti, pra o të jep shteti rrogën o ti je pa punë. Përkundrazi, unë do të incetivoj të rinjtë që të hapin biznese, dhe unë t`i ndihmoj duke u ulur taksat, duke krijuar një klimë të mirë biznesi, që jo vetëm të mbajnë veten por edhe të punsojnë ndonjë njeri tjetër po të jetë mundësia_”.

Belind Këlliçi ka sfiduar Erion Veliajn të bëjë publike diplomat e tij të shkollës së lartë, ndërsa e akuzoi kryebashkiakun aktual si person që ka gënjyer në formularin e dekriminializimit.

_“Do Erion Veliaj të flasim për edukimin? Hajde me mua, merre listën e notave, merr që nga klasa e parë po deshi t`i hymë Belind Këlliçit deri në provimin e fundit që kam dhënë në universitet në Amerikë. Ti hymë me listë çfarë notash kemi. Unë në Amerikë jam diplomuar studenti me mesataren më të lartë të diplomimit për Shkenca Menaxhimi. E pres me zellin më të madh Erion Velinë, të vij e të marrin diplomën time dhe diplomën e vetë t`i nxjerrim para publikut. A ka ai diplomë apo kam unë diplomë. Të nxjerrim diplomat, të nxjerrim dhe listën e notave.  Edhe listën e notave, se lista e notave ka rëndësi, se diploma falsifikohet por lista e notave nuk falsifikohet dot, transkripti i notave. Ky njeri ka gënjyer në formular të dekriminalizimit, ky ka thën se: që nga shtatori i 1998 deri në dhjetor të vitit 2002 ka qenë në SHBA. E ndërkohë, ka deklarata publike e janë fakte që i njohin të gjithë njerëzit në Tiranë, që ai në 1998 ka qenë në Kosovë, përkthyes. Në 1999 ka qenë në Afrikë me punë, në 2001 ka qenë këtu dhe në Greqi”_-u shpreh Belind Këlliçi.

Në takim, ishte i pranishëm edhe Albi Jaelezi, i cili është kandidat për Këshillin Bashkiak me Partinë Republikane.

Gjatë fjalës së tij, Jaelezi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë Belind Këlliçin, pasi sipas tij, Erion Veliaj ka shpenzuar para deri më sot, dhe nuk ka arritur të ofrojë shërbimet që i duhen qytetarëve.

Këlliçi u shpreh se Njësia Nr.5 është ndër zonat që vuan më shumë trafikun, mungesën e parkingjeve, apo dhe mungesën e godinave arsimore.

Ndaj, ai u bëri thirrje qytetarëve që ta mbështesin në 14 maj, në mënyrë që pas kësaj date, angazhimet e tij për Tiranën të bëhen realitet. a.b

Previous Post

Berisha: Rama nuk ka skuadra pushkatimi si Enver Hoxha, por ka përzënien nga Shqipëria

Next Post

Këshilltari në listën e PS në Durrës i inkriminuar, detajet

droni

droni

Next Post
Këshilltari në listën e PS në Durrës i inkriminuar, detajet

Këshilltari në listën e PS në Durrës i inkriminuar, detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.