• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deklarata e plotë e Belindit, si funksionon korrupsioni në Bashkinë e Tiranës, skema dhe emrat: Krahu i djathtë i Veliajt, familjarët i vendos në pika kyçe, merr tenderat dhe ndërton pallate

droni by droni
26 April, 2023
in Kronika, Kryesore, Politika
0
Deklarata e plotë e Belindit, si funksionon korrupsioni në Bashkinë e Tiranës, skema dhe emrat: Krahu i djathtë i Veliajt, familjarët i vendos në pika kyçe, merr tenderat dhe ndërton pallate
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Belind Këlliçi ka denoncuar sot një rast korrupsioni në Bashkinë e Tiranës. Me faktet që ka paraqitur, del se Drejtori i IMT, Mariglen Qato, ka punësuar familjarët e tij në pikat kyçe në Bashki, ka përfituar dhjetra tendera me kompaninë e tij 5D, ka marrë leje ndërtimi për disa pallate në Tiranë, si dhe po i investon miliona euro të nxjerra nga ky biznes, në një hotel luksoz në Durrës.

Denoncimi i plotë:

Përshëndetje qytetarë të nderuar të Tiranës
Ditën e djeshme kam marrë me mijëra e mijëra mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse për posterin që ka shprehur revoltën time të drejtpërdrejtë si qytetar I Tiranës ndaj fenomenit të korrupsionit në tërësi po në veçanti në bashkinë e Tiranës.

E di që ka edhe qytetarë në fakt që nuk e kanë pritur mirë atë poster dhe këtu nuk e kam fjalën për organizata joqeveritare apo persona që janë përfitues të drejtpërdrejtë të korrupsionit nga bashkia e Tiranës apo ish-ambasadorë të diskredituar dhe të shkarkuar që kanë vjedhur fondet e rikonstruksionit të ambasadës tonë në Washington DC apo për personazhe publike që menaxhojnë faqe Facebook-u me emra dhe profile fake duke keqpërdorur komunitetet fetare në vendin tonë. E kam fjalën pë rata që me të vërtetë mund të jenë habitur, mund të mendojnë që ishte vulgare dhe po kanë shumë të drejtë.

Ishte e tillë sepse nuk ka asgjë në gjykimin tim më fyese, shantazhuese dhe vulgare sesa korrupsioni, sesa hajdutëria e skajshme që gjen sot në bashkinë e Tiranës.

Unë jam i vendosur ta luftoj korrupsionin me çdo mjet dhe me çdo mënyrë. Është e vetmja mënyrë që ne të shpëtojmë kryqytetin tonë, dhe kjo në fakt është diçka që na përket të gjithëve.

Ndaj shpresoj që me të njëjtin zell që u shqetësuan analistët ditët e djeshme dhe mediat në vend për posterin tim, po me të njejtin zell të trajtojnë këtë denoncim të radhës që unë do të bëj për krahun e djathtë të kryetarit të bashkisë Tiranë, për MAriglen Qaton të cilin unë e kam përmendur pak ditë më parë. Ky individ I cili sot është drejtor I inspektoriatit të mbrojtjes së territorit nga viti 2018 e në vijim, në vitin 2016 deri në vitin 2018 ka shërbyer si drejtues në UKT.

Përmes të afërmve të tij, pra tregojmë fillimisht lidhjet nepotike Elisabeta Cjapi, ky zotëri kontrollon financat e UKT-së sot që flasim. Një të afërm tjetër Taulant Cjapin e ka punonjës në bashkinë qendrore dhe të vëllain e tij e ka po punonjës në bashkinë qendrore.

Ndërkohë Mariglen Qato përmes të vëllait të tij dhe të afërmve të lidhur drejtpërdrejt me vëllain e tij nga viti 2016 ka hapur një kompani të cilës në fakt I ka ndërruar 3 emrin.

Që quhej fillimisht IGOR ELEKTRIK, më pas V.A.S konstruksion dhe tashmë është e famshmja 5D konstruksion, janë 5 drejtorët e bashkisë me të cilën, do të thoni ju çfarë ka problem, ka marrë plot 29 tendera në vlerën 25.16 mln euro pa TVSH.

Por nga i ka marrë këto tendera, se nuk është se ka bërë biznes të ndershëm. Këto tendera ky zotëri I ka marrë nga Bashkia e Tiranës, plot 15 të tilla në vlerën 10.5 mln euro.

Nga UKT-ja ku ka qenë titullar dhe drejtues dhe ku ka familjarët e tij që drejtojnë financat ka marrë 10 tendera në vlerën 9.5 mln euro. Nga OSHEE ka marrë 3 tendera në vlerën 3.2 pothuaj mln euro dhe nga ARRSH-ja 1 tender në vlerën 1.89 mln euro.

Ajo që dua të flas nuk ka të bëjë vetëm me vjedhjen e fondeve dhe taksave dhe lënien mënjanë të qytetarëve dhe lënien pa ujë të qytetit të Tiranës se këtë e vuajnë të gjithë qytetarët, por me faktin që makutëria e këtyre nuk njeh limite.

Sot, këta jo vetëm që marrin tendera, por këta drejtues të administratës publike na janë bërë edhe biznesmenë të mëdhenj të ndërtimit dhe të betonizimit të Tiranës.

Kjo është një nga lejet që ka marrë Mariglen qato në dtë 5 Prill 2022 për ndërtimin e kësaj godine banimi dhe shërbimi në qytetin e Tiranës. kalojmë te leja e radhës, në datë 2 Shkurt 2021 po kompania “5D” ka marrë këtë leje për një godinë tjetër banimi.

Kalojmë te leja tjetër e radhës, në datë 8 Nëntor 2022 ka marrë lejen e ndrtimit për këët godinë banimi dhe ndërkohë dua të ndalem te “qershia mbi tortë” është ky hotel me vlerën 15 milionë euro, vetëm një seknodë me vëmenjde ju lutem, 15 milionë euro me sipërmarrës “Mediterrinan Investment Group” dhe subject ndërtues 5 drejtorët e Bashkisë, “5D” të cilat ky individ së bashku me Redi Mollën dhe Elvin Tivarin, dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dikur në UKT dhe tashmë ata janë punonjës të “Tirana DC” dhe të lidhur me Bashkinë e Tiranës këta zotërinjtë sot ndërtojnë hotele në vlerën 15 milionë euro.

Kjo është arsyeja se përse me 14 Maj ky model do të marrë fund dhe Belind Këlliçi do të fillojë luftën pa as edhe një tolerancë dhe pa asnjë kod etike ndaj korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.

Ndaj të dashur qytetarë ndryshimi është në duart tuaja.r.p

Previous Post

DENONCIMI I BELINDIT/ Korrupsion në bashkinë e Tiranës në vlerë të miliona eurove. Si drejtorët e bashkisë marrin milionat nga tenderat e saj, shkëlqen Qato

Next Post

Rama për “Porta a porta”: Nuk e mendoj Shqipërinë në BE pa Serbinë në BE

droni

droni

Next Post
Vucic, më 27 maj në Tiranë

Rama për “Porta a porta”: Nuk e mendoj Shqipërinë në BE pa Serbinë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.