Kryeministri Rama braktis dhe largohet nga takimi në zonën e Kënetës së Durrësit, njoftuan sot struktura të opozitës në Durrës.
Postimi i Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar:
Me pretekstin e mungesës së sigurisë, Rama braktis takimin në Kënetë duke lënë në pritje dhe ata fare pak mbështetës mjeranë që ka në këtë zonë.
Zona e Kënetës së Durrësit është mishërimi real i “Rilindjes” së Ramës.
Rrugë të pa shtruara, kanali i ujërave të zeza i hapur dhe shpeshherë bashkohet me ujërat e bardha duke shkaktuar probleme shëndetësore për banorët e kësaj zone. Por sot, kjo zonë e lënë në harresë prej vitesh i dha përgjigjen që meriton! Si një frikacak i vërtete ja mbathi duke braktisur takimin e parashikuar në orën 11:00, Rama nuk mund të bëjë më tallava me banorët e Durrësit! Durrësakët do ti japin përgjigjen që meriton ” tallavasë” së Ramës më 14 Maj!











