PD ka reaguar sot për sulmin e mbrëmshëm me antitank ndaj Kuvendit të Kosovës. Duke e dënuar këtë akt, PD bën të ditur se sjellje të tilla çojnë ujë në mullinjtë e atyre që nuk duan integrimin Euro-Atlantik të Kosovës.
PD shpreh mbështetjen dhe gjendet pranë qytetarëve dhe autoriteteve kosovare.
“Partia Demokratike e Shqipërisë dënon ashpërsisht sulmin me armë ndaj Kuvendit të Kosovës. Akte të tilla të papranueshme dëmtojnë interesat e Kosovës dhe interesat kombëtare dhe çojnë ujë në mullinjtë e kundërshtarëve të integrimit Euro-Atlantik të Republikës së Kosovës. Partia Demokratike e Shqipërisë qëndron me vendosmëri në krah të qytetarëve dhe autoriteteve të Kosovës”, thuhet në deklaratën e PD-së.











