Foto Ilustruese
Një tjetër aksident automobilistik me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë – Milot.
Një automjet tip “Benz” me targa AA 841 BT, ka goditur një person. Pas kësaj, me gjithë përpjekjen për ta dërguar të dëmtuarin në spital, i identifikuar si Nikoll Frangu 67 vjeç, ka ndërruar jetë rrugës.
Në vendngjarje shkoi polica e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.











