• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Transport publik falas edhe paketë financiare për Shëngjergjin e harruar – Banorët mirëpresin projektin e Belind Këlliçit

droni by droni
12 April, 2023
in Kryesore, Politika
0
Transport publik falas edhe paketë financiare për Shëngjergjin e harruar – Banorët mirëpresin projektin e Belind Këlliçit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Transporti publik falas do të jetë një e mirë që do të ulë kostot e jetesës jo vetëm për banorët e qytetit, por edhe në zonat rurale të bashkisë së Tiranës.

Nga Njësia Administrative e Shëngjergjit, ku takoi banorë të kësaj zone, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se pas 14 majit, transporti publik do të jetë falas edhe për ta. Banorët e Shëngjergjit sot e paguajnë 2 mijë lekë të vjetra biletën e autobusit për të shkuar në Tiranë.

“Ka premtuar tren elektrik dhe e ka çuar mashtrimin në atë pike, tha: duke qenë se ka problemin e ajrit të ndotur në Tiranë, se ju këtu nuk e keni, por Tirana e ka shumë qendra, tha; kur të jetë brenda qytetit treni elektrik do punojë me energji elektrike dhe sa po të lëri Tiranën, për të shkuar në Vorë, në Durrës apo në aeroport, ka për të punuar me karburant. Ju jeni zona më e largët në raport me qendrën e qytetit. zona e cila për transportin urban, për autobsin, korigjojeni nëse jam gabim, paguani 2 mijë lekë të vjetra. A bini dakord sikur pas 14 majit ta keni pa pagesë. A e ndihmon zonën ky premtim? A e dini se për buxhetin e bashkisë kjo nuk është asnjë gjë, është vetëm çështje vullneti. Kështu që këtë lehtësi unë ua premtoj se do ta bëjë realitet pas 14 majit. Autobusi Shëngjergj-Kinostudio do të jetë pa lekë. Për këtë u jap fjalën”-u shpreh Këlliçi.

Një tjetër problematikë që hasin banorët e zonave rurale, janë dhe procedurat burokratike për marrjen e lejeve në bashki, sa herë u duhet të kryejnë riparime në banesat e tyre. Pas 14 majit, sipas Belind Këlliçit do të ketë lehtësira për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të bëjnë riparime apo investime në pronat e tyre.

“U garantoj se do të keni lehtësira të padiskutueshme në të gjithë procesin e riparimit të shtëpive, apo të ndërhyrjeve që bëni për shtëpiat tuaja, për pronat tuaja private. sigurisht ne si forcë e djathtë e kemi të shenjtë pronën dhe e respektojmë padiskutim. Kjo është një lehtësi që u prek të gjithëve drejtpërdrejtë”-u shpreh Këlliçi.

Rrugët e brendshme rurale, janë një tjetër angazhim që do të ketë Belind Këlliçi pas 14 majit, për të përmirësuar kushtet e jetesës për banorët e Shëngjergjit.

“Ato para që ne do të destinojmë në Njësinë Administrative këtu në Shëngjergj, që edhe administratorin do ta zgjidhni ju vetë, kë doni ju t`ju përfaqësojë, pjesën kryesore, pjesën më të rëndësishme të buxhetit ne do t`ia dedikojmë për rregullimin, sistemimin e rrugëve të brendshme në Shëngjergj, sepse ka një nevojë urgjente aty”-u shpreh Këlliçi.

Para banorëve të kësaj njësie, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi prezantoi edhe paketën fiskale, e cila prek banorët e zonave rurale me heqjen apo reduktimin e disa taksave dhe tarifave vendore, përfshirë taksën për tokën.

“Kam premtuar në paketën time të uljes së taksave dhe tarifave, diçka që ju u prek drejtpërdrejt, përveç reduktimit të taksës së arsimit që është një taksë që ka shkuar dëm, ka mbledhur 41 milionë euro nuk ka bërë një shkollë, përveç uljes së taksave me 30% dhe përgjysmimit të tarifës me 50% të tarifës së pastrim gjelbërimit edhe të hapësirë publike, ka një premtim që juve u prek drejtpërdrejtë është taksa zero për tokën bujqësore për pjesën që i përket bashkisë”.

Belind Këlliçi u shpreh para banorëve se me ndryshimin e administratorit të Njësisë Administrative, do të ketë edhe menaxhim të mirë të situatës me furnizimin me ujë të pijshëm.

“Premtimi i fundit, sigurisht këtu ka një problem edhe me menaxhimin e situatës me ujin e pijshëm, me punonjësit e të gjitha. Ajo është një çështje që rregullohet fare thjeshtë përmes administratorit të ri që do të jetë në njësinë administrative, kjo çështje merr drejtim fare thjeshtë”-u shpreh kandidati i opozitës.

Duke prekur plagën e madhe të shpopullimit dhe largimit të të rinjve nga vendi, Belind Këlliçi u shpreh se do të punojë pas 14 majit, që në Tiranë dhe zonat rurale të rikthehen të rinjtë dhe familjet që kanë ikur gjatë këtyre viteve.

“Unë do të bëj gjithçka që është në kapacitetin tim, në fuqinë time, që të bëj të mundur që këtu të rikthehen sa më shumë të rinj e të reja apo qytetarë burra e gra, që kanë shkuar jashtë dhe që sytë i kanë nga vendi i tyre, nga Shqipëria, nga Tirana”-u shpreh Belind Këlliçi.

Banorët e Shëngjergjit kanë mirëpritur programin e Belind Këlliçit, duke u shprehur se ai do të ndihmojë në cilësinë e jetës. Gjithashtu, banorë të Shëngjergjit, u shprehën se ndihen të persekutuar nga pushteti aktual vendor, aq sa shpesh i shohin me përbuzje për shkak të bindjeve të tyre politike.

“Programi për mua është shumë domethënës. Do rrisi shpresën, do i detyrojë njerëzit të shtojnë bagëti, sipas programit që keni për shtimin e subvencionit, qoftë për bujqësinë qoftë për blegtorinë, që ky vend të mari frymëarrje dhe të mos ikin të rinjtë. Këtu te ne do rikthehen të rinjtë, fëmijët tanë, vëllezërit tanë, sikur ke ardhur ti apo do vazhdojnë të ikin sikur kanë ikur. Nga ky fshat e dimë se kush është me ne dhe se kush është me Veliajn. Në fshat vazhdon lufta e klasave, në qytet nuk ndihet. Ne jemi të persekutuar përpara pushtetit vendor, sa dalim ne na shikojnë me përbuzje. Njerëzit që janë të pa pasur një pjesë, që janë me asistencë, këtu para fushatës qëllojnë fusin në punë njerëz tre vet, katër vet, të një shtëpie, ata rrehen me 50 mijë lekë”-u shprehën banorë të Shëngjergjit.

Previous Post

Policia shoqëron 6 persona për tritolin në makinën e Ndrecës

Next Post

Autoriteti i Dosjeve, marrëveshje bashkëpunimi me institutin e njohur italian, cfarë do të zbulohet

droni

droni

Next Post
Autoriteti i Dosjeve, marrëveshje bashkëpunimi me institutin e njohur italian, cfarë do të zbulohet

Autoriteti i Dosjeve, marrëveshje bashkëpunimi me institutin e njohur italian, cfarë do të zbulohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.