• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Lana” e pastër dhe korridor i gjelbërt, 500 oaze në lagjet e Tiranës-Këlliçi paraqet programin për mjedisin

droni by droni
7 April, 2023
in Kryesore, Politika
0
“Lana” e pastër dhe korridor i gjelbërt, 500 oaze në lagjet e Tiranës-Këlliçi paraqet programin për mjedisin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi prezantoi programin e tij për mjedisin dhe pyjet në Tiranë. Në një tryezë me përfaqësues të botës akademike dhe shoqërisë civile, Këlliçi tregoi planin ambicioz për të përmirësuar cilësinë e ajrit, ujërave dhe tokës në Tiranë. Që në nisje të preznatimit të programit, Belind Këlliçi evidentoi faktin se gjatë 8 viteve Tirana është kthyer në një nga qytetet me më pak hapësira të gjelbërta, për shkak të hapjes së shesheve të ndërtimit për kulla.

_“Në Tiranë në 8 vitetet e fundit janë zhdukur rreth 520 mijë metra katror gjelbërim, për t`i hapur rrugë ndërtimit, betonizimit të kryeqytetit edhe për ta shndërruar Tiranën në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave. Tirana për fatin tonë të keq është një ndër 10 qytetet më të ndotura në botë, një ndër 10 kryeqytetet më të ndotura të Europës. Ndotja në vetvete është pasojë e betonizimit padiskutim, pakjes së gjelbërimit dhe trafikut të rënduar_”-tha Këlliçi.

Si pikë kyçe e programit për mjedisin dhe pyjet, është ndalimi i derdhjes së ujërave të zeza në lumin Lanë.

Belind Këlliçi tregoi sesi do të realizohet kjo.

_“Lumi Lana, brenda mandatit të parë, do të kthehet në një hapësirë pushimi dhe rekreacioni. Ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Lanë, në liqenin artificial apo atë të Farkës. Në segmentin lumor, nga “Materniteti i Ri” e deri te “Pallati me Shigjeta”, kudo ku të saktësojnë ekspertët e fushës, do të shtrohen tuba në skarpatën e lumit, që do të mundësojnë kalimin e ujërave të zeza nga daljet e deritanishme me dy kolektorë me kapacitet të madh, të cilët do të lidhen me impiantin e ujërave të zeza në Kashar_”-u shpreh kandidati opozitës për bashkinë e Tiranës.

Një tjetër angazhim ambicioz, është ai për ndërtimin e 500 parqeve të gjelbërta në lagjet e kryeqytetit. Belind Këlliçi u shpreh se këto oaze do ta bëjnë qytetin një vend të jetueshëm për të gjithë qytetarët.

_“Ajo çka ne propozojmë, që janë 500 oaze të gjelbërta, apo 500 vendpushime në qytet, nga nji për secilën lagje. Nëpërmjet tyre do ta transformojmë Tiranën nga një qytet i keqplanifikuar, i mbytur në beton, në një qytet të jetueshëm modern, që i jep përparësi qytetarëve duke u mundësuar hapësira të gjelbërta pranë shtëpisë së tyre dhe pranë komuniteti ku ka banorë_”-tha Këlliçi.

Lidhur me këtë projekt, Belind Këlliçi prezantoi edhe kostot, që sipas tij, nuk shkojnë më shumë se 5 milionë euro në total.

_“Kostoja varion nga 5 deri në 10 mijë euro maksimumi. Pra ëshë në total një faturë që shkon diku te 5 milionë euro për një mandat dhe që ndryshon komplet jetën dhe situatën e gjelbërt dhe situatën sociale në çdo lagje të qytetit. Po shihnim një statistikë, që vetëm në vitin e fundit, në 2022, bashkia e Tiranës ka mbledhur nga “Tirana Parking”, pra nga shërbimi i parkimit në Tiranë, tarifa e parkimit, rreth 5 milionë euro dhe në 4 vjet do të thotë rreth 20 milionë euro. Ne kërkojmë 1 të katërtën e kësaj, 5 milionë euro, për të bërë 500 oaze”_ -tha Këlliçi.

Por plani I Belind Këlliçit për shtimin e hapësirave të gjelbërta, kapërcen kufijtë e zonës së banuar të kryeqytetit. Ai prezantoi angazhimin, për të ndërtuar të paktën 6 parqe publike në kurorën e Tiranës, me sipërfaqe që shkojnë  më shumë se 2 mijë hektarë në total.

_“Vazhdojmë me premtimin e radhës që ka të bëjë me ngritjen e 6 parqeve në kurorën rrethuese të Tiranës. Duke nisur me parkun e Gollogjenit, me një sipërfaqe prej 2 mijë hektarësh. Parkun e liqenit të Kusit në Kashar, që zë një sipërfaqe rreth 100 hektarë. Parkun e liqenit të Robës në Baldushk, me një sipërfaqe rreth 200 hektarë. Parkun e liqenit të Fjollës në Pezë me sipërfaqe rreth 100 hektarë. Parkun e liqenit të Prushit në Allgjatë, me sipërfaqe rreth 30 hektarë. Dhe parkun treliqenor të Linzës, Tufinës dhe Priskës, që zë një hapësirë diku te rreth 20 hektarë_”-tha Belind Këlliçi.

Ulja e ndotjes do të jetë një tjetër prioritet gjatë drejtimit të bashkisë nga Belind Këlliçi. Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, tregoi se që në nisje të punës si kryetar i ardhshëm i bashkisë, do të instalojë 25 stacione të monitorimit të ndotjes së ajrit dhe 60 stacione për zhurmat. Gjithashtu, Këlliçi tregoi se bashkia do të krijojë një ekip monitorimi për cilësinë e karburanteve që shiten në kryeqytet.

_“Çështja e ajrit! Do të kemi brenda 30 ditëve të para të mandatit tim si kryetar bashkie, një plan të integruar për cilësinë e ajrit dhe monitorimin e zhurmave në qytet. Do të instalojmë rrjetin e 25 stacioneve fikse për ajrin dhe 60 stacioneve për zhurmat. Ku do të kemi monitorim 24 orë “non stop” dhe rezultate transparente në kohë reale. Do të ulim nivelin e ndotjes nga karburanti me dy mënyra: e para; duke ngritur parkime në pikat hyrëse të qytetit, me transport falas, me parkimet që do të quhen “Parko dhe vazhdo”. Do të doja që ne të ngrinim një ekip monitorimi të cilësisë së karburantit në të gjitha pikat e karburantit që tregtojnë karburant në Tiranë.

Do të bëjmë transparente të gjithë kualitetin e karburantit që shitet në kryeqytet, duke shkuar në pikat e karburantit, duke bërë matjet, dhe duke i bërë transparente duke vendosur një tabelë në çdo pikë për të informuar qytetarët për karburantin që po blejnë_”-u shpreh Këlliçi.

Previous Post

Rama: Kjo është dita e pagave. Shefi i qeverisë tregon pragjet e rritjes. Nuk sqaron për pagesat e Bechetit por thotë do të largohet nga gjykata e Arbitrazhit

Next Post

Tropojë, i jep fund jetës në shtëpi

droni

droni

Next Post
Berat, vetëvaret me litar babi i dy fëmijëve

Tropojë, i jep fund jetës në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.