“Kush kujtohet për ne?! Kemi mbetur vetëm dhe kalojmë kohën këtu, se nuk kemi ku të shkojmë!”, tha një i moshuar sot ndërsa mes tyre kishte shkuar kandidati i opozitës për Durrësin, Igli Cara.
Postimi i Carës:
Të zhgënjyer dhe të dorëzuar përpara vështirësive të panumërta, këta të moshuar më treguan të vërtetën, që shohim çdo ditë me sytë tanë.
Mungesën e përkujdesjes dhe vëmendjes ndaj tyre nga Bashkia e Durrësit.
Pas 14 Majit, shërbimet dhe hapësirat e dedikuara për moshën e tretë nuk do të mungojnë në asnjë zonë të qytetit!
Nuk është thjesht një premtim, por një detyrim moral për këtë kategori, që i kemi borxh mundin dhe sakrificat, që i kanë shoqëruar ndër vite!












