• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama thyen ligjin zgjedhor, shpërblim për pensionistët dhe premtim për rritje pagash

droni by droni
29 March, 2023
in Ekonomia, Kryesore, Politika
0
Rama thyen ligjin zgjedhor, shpërblim për pensionistët dhe premtim për rritje pagash
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka shkelur dy herë ligjin zgjedhor sot duke shpërndarë para për pensionistë dhe duke premtuar rritje pagash.

Rama deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se muajin e ardhshëm, të moshuarit do të marrin 5 mijë lekë më shumë në pensionet e tyre ndërsa do të ketë rritje për disa kategori ndërsa synojnë që paga mesatare të arrijë në 900 euro.

Edi Rama: Faktikisht synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh, që do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, në të mirë të familjeve dhe pas rritjes së pagës minimale tani mund të shkojmë drejt rritjes edhe të pagës mesatare, e thashë në dy faza.

Do të kemi një rritje tani së shpejti të shkallëzuar, për një pjesë, detaje të cilat do t’i diskutojmë më konkretisht pas aktit të miratimit që do të vijë besoj unë brenda 10-15 ditëve të ardhshme dhe sigurisht do të publikojmë dhe planin e plotë që të gjithë ta dinë se çfarë do të pasojë.

Për shembull kemi thënë dhe do t’i qëndrojmë zotimit për rritjen e pagës së mjekeve dhe të infermierë me 7% këtë vit, ndërkohë që mjekeve specialistë paga iu rrit me 50 mijë lekë të reja çdo muaj dhe pasi të bëjmë rritjen e kësaj pjese me 7% do të shkojmë në rritjen tjetër që do të jetë një rritje e konsiderueshme menjëherë vitin e ardhshëm.

Ndërkohë që, për të tjera kategori do të kemi një rritje të menjëhershme të këtij viti.

E dyta që besoj është po kaq e rëndësishme, jemi sot në kushtet kur mund t’ju themi edhe pensionistëve se zotimin për të shpërndarë në radhë të parë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë, sikurse e thashë dhe më parë, por sot nuk kemi vetëm zotimin e përgjithshëm, por kemi edhe informimin konkret se për pensionistët do të ketë 5 mijë lek të reja ose 50 mijë lekë (tëvjetra) që do të shkojnë në drejtim të tyre bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme.

Pyetje-përgjigje:

Zoti Rama, mund të na tregoni më shumë detaje sa i takon programit të pagave. A do të ketë një rritje tjetër pas datës 1 prill ku do të aplikohet paga minimale rreth 40 mijë lekë brenda këtij viti?

Së dyti, ju thatë se herën e ardhshme kur pensionistët të marrin pensionin e tyre, do marrin dhe shpërblimin, nëse mund ta konsiderojmë të tillë. A jeni në shkelje të Kodit Zgjedhor i cili nuk lejon që qeveria 4 muaj përpara zgjedhjeve të bëjë shpërblime të tilla, të ulë taksat dhe të ndikojë në mënyrë tek qytetarët?

Kryeministri Edi Rama: Së pari, këto janë të gjitha çështje dhe janë të gjitha zotime që janë marrë denbabaden dhe nuk kanë asnjë lidhje me Kodin Zgjedhor, nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet dhe mbi të gjitha, për pensionistët që janë mbi të gjithë dhe që për njëmijë e një arsye kanë dhënë më shumë se të gjithë dhe nga gjithë kjo histori ndryshimi kanë marrë më pak se të gjithë, as nuk duhet t’i shkojë mendja njeriu ta bëjë fare këtë pyetje, me thënë të drejtën. Për më tepër që ky për pensionistët është një adresim në vazhdim i një problemi që ekziston siç ekzistonte dhe më parë, por nëse nuk ndjehet sepse qeveria shqiptare është aty; është aty në mbrojtje të të gjithë konsumatorëve familjarë, në mbrojtje të të gjitha bizneseve të vogla, që do të thotë problemi i madh i krizës së çmimit të energjisë dhe problemi i madh i inflacionit të luftës.

Ne nuk mund tu themi pensionistëve që nga taksa e jashtëzakonshme që mblidhet tani në fund të marsit ju nuk mund të merrni gjë se janë ca zgjedhje vendore dhe do prisni 4 muaj, se kështu kanë vendosur së bashku partitë në ato kinezeritë e tyre për të bërë sisteme që janë të panjohura në botë.

Ne i respektojmë ato kinezeri që i kemi bërë vetë, nuk ka asnjë diskutim, por kjo nuk mundet dot as t’i shkojë në mend njeriu se mund të na pengojë ne që të shpërblejmë pensionistët në kushtet kur për pensionistët jo 5 mijë lekë të reja plus por edhe 1 mijë lekë të reja plus janë të rëndësishme, siç e dimë mirë të gjithë.

Unë nuk e di se ku ishit ju ndërkohë që unë po flisja; unë thashë pikërisht këtë, që do kemi një rritje të konsiderueshme tani dhe plani është me dy hapa, një hap tani dhe një hap vitin e ardhshëm. E përsëris, nuk jemi në kushte të zakonshme, jemi në kushte të jashtëzakonshme dhe ne nuk mund tu themi njerëzve, prisni dhe 4 muaj se kështu është puna. Nuk mund ta bëjmë kurrë këtë, do ta bëjmë tani dhe do hedhim një hap pastaj vitin e ardhshëm dhe do bëjmë rritje pagash historike në kuptimin e  vërtetë të fjalës.

 – Kur thoni tani, e keni fjalën për pagën e muajit prill – muajit maj? Si ta kuptojmë këtë? Është një rritje pagash që përfshin çdo sektor të administratës publike apo sipas ndonjë prioriteti të caktuar?

Kryeministri Edi Rama: Është një rritje pagash që në fakt është ndryshe nga rritjet e tjera të pagave që kemi bërë më parë sepse është reformë e gjithë strukturës së pagave të Republikës së Shqipërisë.

Pra, është rezultati i reformave, i përpjekjeve, i zhvillimeve dhe i ndryshimeve që kanë ndodhur dhe për të cilat me shumë të drejtë një pjesë e konsiderueshme e njerëzve kanë thënë dhe thonë, “ok, i shohim këto, por pse ne kemi ende paga më të ulëta sesa të tjerët në rajon?”

Pikërisht sepse pagat nuk rriten sipas qejfit, nuk rriten sepse ti dëshiron t’i rrisësh, sepse nuk ka kryeministër në botë edhe më i keqi, që të mos dojë t’i rrisë përditë pagat e njerëzve. Pagat rriten në raport me mundësitë për të garantuar pagimin e tyre në një proces që është i përhershëm dhe rritja e pagave jashtë mundësive do të thotë hapja e një grope të madhe që në fillim është e padukshme, pastaj bëhet e dukshme dhe pastaj i thith të gjithë brenda.

Kështu që, duke qenë se ne i kemi hedhur bazat dhe i kemi sot mundësitë, ne do të bëjmë tani reformën më të rëndësishme për njerëzit, më të rëndësishmen se të gjitha reformat që kemi bërë deri më sot, një reformë që nuk e kemi pasur të mundur ta bëjmë më përpara, që është reforma e të gjithë strukturës së pagave të Republikës së Shqipërisë.

Pra, pagat do të rriten për të gjithë dhe jo vetëm do të rriten për të gjithë në sektorin publik, por kjo reformë do të impaktojëdrejtpërdrejtë sektorin privat. Kështu, një administratë e cila ka nevojë të jetë shumë më performuese, ka nevojë të ketë burimeve njerëzore shumë më të kualifikuara, ka nevojë të jetë konkurruese në tregun e forcave të punës, do ta ketë këtë mundësi dhe ndërkohë sektori privat do duhet të rrisë pagat nëse do të jetë një sektor që e udhëheq këtë proces të tërheqjes së forcave më të kualifikuara të punës pasi përndryshe nuk e ka të mundur t’i mbijetojë kësaj konkurrence.

Do të hyjmë në një fazë ku shteti do të bëhet konkurrent me sektorin privat dhe këtu flas për pagat e larta, flas për pagën mesatare; nuk flas për pagat e ulëta ose për pagën minimale ku ne e kemi tërhequr gjithmonë nga mbrapa sektorin privat ku detyrohet të pranojë kushtin, shpeshherë pa dëshirë, të një page minimale të rritur.

 – Zoti kryeministër, çfarë efekti pritet të prodhojë rritja e pagave në skemën e pensioneve dhe a do të shoqërohet kjo me rritjen e pensioneve në qytet dhe në fshat?

Kryeministri Edi Rama: Pensionet janë të lidhura me diçka krejt tjetër prandaj janë dhe pjesa më e vështirë; janë tek pjesa ku po të shikoni dhe vendet e tjera këto diferencat janë shumë më të vogla sepse pensionet janë të lidhura me kontributet, nuk janë të lidhura me sa duam ne t’i rrisim, por janë të lidhura me kontributet dhe nëse një vend, për njëmijë e një arsye, nuk ka siguruar në vite e vite që kontributet të mblidhen dhe nëse pjesa më e madhe e njerëzve i kanë kontributet për pensionet si një gjë që janë gjëja e fundit për të cilën duhet të mendojnë, atëherë sigurisht nuk kanë sesi të kërkojnë që pensionet e tyre apo të baballarëve apo gjyshërve të tyre të jenë të larta aq sa të gjithë do duam apo dëshirojmë.

Ne kemi bërë përmirësime të ndjeshme në këtë pikë, por nuk jemi ende aty ku jemi kështu që për pensionet do vazhdojmë të bëjmë çmos që të rikuperojmë një kohë të gjatë të humbur dhe një gropë që është më e madhe nga të gjitha gropat që ne trashëguam dhe që sot nuk mund të them që është e mbushur siç për shembull janë mbushur plot gropa të tjera. a.b

Previous Post

Rama heziton të komentojë drojën e Presidentit Begaj, për çfarë bëhet fjalë

Next Post

BERAT/ E zë druri poshtë në pyll, humb jetën 42 vjeçari

droni

droni

Next Post
FOTO/ Tragjike, një foshnje e vdekur, gjendet e braktisur në pyll

BERAT/ E zë druri poshtë në pyll, humb jetën 42 vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.