Foristrada Range Rover Sport e përdorur në sulmin ndaj Top Channel u vodh në Shëngjin në vitin 2020.
Ajo i përkiste një pushuesi nga Kosova R. Makolli, i cili deklaroi për mediat në Kosovë se ia vodhi roja i hotelit.
Makina u gjet e djegur tek Shkëmbi i Kavajës bashkë me armët e atentatit. a.b











