Ish kryetari i PD, Lulzim Basha tha sot se do të bëjë fushatë në të gjithë Shqipërinë dhe se nuk i njeh asnjë përgjegjësi vetes për përçarjen në PD.
“Përgjegjës është ai që ka përçarë PD-në. S’kam asnjë koment tjetër për sot. Sigurisht që po, në të gjithë Shqipërinë”, tha ai për fushatën që do bëhej për zgjedhje.
Lulzim Basha tha se paratë e njohura si fonde ruse, Berisha mund ti gjejë te lista e të ftuarve.
“Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare”, tha Basha. a.b











