Palombarët e Forcave të Armatosura kanë gjetur sot trupin e pajetë të të riut kuksian, Rajmond Spahiu, i u mbyt para katër ditësh.
Trupi është gjetur gjatë ditës së sotme në ujërat e Liqenit të Kukësit.
Mësohet se trupi i pajetë i të riut është gjetur rreth 1 kilometër larg vendit ku u zhduk.
Një ditë më parë kanë qenë të afërm të djalit që i kanë bërë apel shtetit të nisë kërkimet për gjetjen e trupit të djalit, pasi prej tre ditësh vajtonin pa trupin e të riut.











