Departamenti Brain Gain, Lidhja Demokratike e Gruas dhe Forumi Rinor i Partisë Demokratike në kuadrin e nismës ‘Selia e Partisë Demokratike përtej Politikës’, organizuan sot në selinë e kësaj partie një ditë kulturore.
Fillimisht u promovua një ekspozitë pikturash dhe skulturash të një grupi studentësh të Universitetit të Arteve duke filluar nga ora 10:00; pasdite u zhvillua bisedë rreth librit “Midis Krimeve dhe Mirazheve” të Besnik Mustafaj.
Një koktejl miqësor u zhvillua në përmbyllje të ditës në orën 17:00. m.k













