Autoriteti i Konkurrencës ndaloi sot zbatimin e akt marrëveshjes që përcaktonte një çmim afro 850 mijë lekë për marrjen e patentës.
Në vendimin e marrë nga Komisioni i Konkurrencës thuhet se marrëveshja e lidhur ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqatës së Autoshkollave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve” është në kundërshtim me ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Ky autoritet po ashtu ka vendosur të mbajë nën monitorim tregun e autoshkollave në vend për një periudhë një vjeçare. m.k












