Ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence, procedohet me masë administrative dhe pezullim të lejes së drejtimit drejtuesi i automjetit.
Policia Rrugore e Tiranës në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, ka konstatuar dhe ndaluar një automjet që ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence.
Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 30000 lekë të rinj si dhe *pezullimi i lejes së drejtimit 12 muaj*. r.k











