Kryeministri Edi Rama është pritur sot në Londër nga kryeministri britanik Rishi Sunak.
Takimi është bërë në selinë e qeverisë dhe ka në qendër të bisedimeve problemet e shkaktuara nga emigracioni i paligjshëm shqiptar.
Më herët Rama është takuar me kreun e parlamentit britanik.
“Takim me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, i cili shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, theksoi vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Britani, si edhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, shkruan Rama në rrjete sociale. a.b

https://streamable.com/0z4ss2












