Kreu i bashkisë së Krujës, Artur Bushi është paraqitur sot në SPAK për të dëshmuar pranë prokurorëve.
Ai është paraqitur i pashoqëruar me avokat çfarë do të thotë se është thirrur me statusin e personit që ka dijeni për rrethanat.
Ndaj Bushit ka të paktën 7 padi, 3 prej të cilave janë në hetim.
Ndërkaq një ditë më parë ka dëshmuar për rreth 4 orë ish kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. m.k












