Kapen në veri të vendit një grup klandestinësh sirianë. Nga shërbimet e Stacionit te Policisë Kufitare e Migracionit të Muriqanit ,në vendin e quajtur Shtuf në afërsi të kufirit me Malin e Zi u kapën 14 shtetas sirianë ( 7 meshkuj e 7 femra, ndër ta 5 të mitur).
Policia thotë se nga intervistimi i tyre i bërë në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve në DPV Shkodër, rezultoi se këta shtetas kanë qenë emigrantë në Greqi dhe kanë hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nëpërmjet Kufirit të Gjelber në Kapshticë-Korçë.
Destinacioni i tyre ka qenë Gjermania, ku pasi të mbërrinin në destinacion do u paguanin nga 1150 euro dy shtetasve që nuk ua dinin gjeneralitetet.
Nga Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasëve që kishin marrë përsipër kundrejt pagesës shtetasit sirianë për ti dërguar në Gjermani.











