Koli Bele, do të jetë relatori për ankimimin e Partisë Demokratike pas shortit që u hodh sot në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Ankimimi u bë nga grupi i Enkelejd Alibeajt, pas vendimit të marrë ditën e djeshme nga KQZ për mos regjistrimin e Alibeaj në zgjedhjet e 14 Majit.
Alibeaj ankimoi në KAS vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, i cili vendosi përfundimisht që PD të mos futet në zgjedhje pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm. a.b












