Hajdutët nuk kanë kursye as shtëpinë e një gjyqtareje në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen “Isa Boletini”.
Sipas policisë vendore, mësohet se preh e vjedhje ka rënë banesa e 40-vjeçares me inicialet K. Gj., gjyqtare e Shkallës së Parë të Vlorës.
Hajdutë mësohet se kanë vjedhur bizhuteri floriri e sende të tjera me vlerë.
Të njëjta burime saktësuan se pas njoftimit kanë shkuar në banesën vjedhur por ende nuk është përcaktuar vlera e sendeve që janë vjedhur.












