• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“I’u vendos dinamiti shkollës ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, absolutisht vetëm për të vjedhur”

droni by droni
11 March, 2023
in Politika
0
“I’u vendos dinamiti shkollës ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, absolutisht vetëm për të vjedhur”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot nga Korça se iu vendos dinamiti shkollës ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, vetëm për të vjedhur përmes rindërtimit të saj.

Sali Berisha: Por ky është vetëm njëri plan, le të marrim planin tjetër. Ç’po ndodh me shqiptarët në këto 8 vite. Shqiptarët këto 8 vite po varfërohen dhe këtë nuk mund ta mohojë askush.

Shqiptarët në këto 8 vite, për shkak të inflacionit marrin një rrogë të paktën 30% me më pak vlerë se në vitin 2013. Në vitin 2013 ju e dini, ne dolëm në krye të rajonit për rroga e pensione dhe u them unë ju, se ajo ka qenë arritja e jetës tonë. Po të kemi parasysh, që gjithnjë më të varfrit, më të varfrit, dolëm njëherë, dolëm me rroga e pensione dhe kjo ishte një arritje historike.

Dolëm nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta. Në 1992 të ardhurat tona ishin 204 dollarë për frymë në vit. Të tilla të ardhura kishin veç ugandezët dhe angolezët. Arritëm në vitin 2008 të vendosemi në grupin e kombeve me të ardhura të mesme, të larta. Ballëlartë, sepse asnjë komb nuk bëri me kaq shpejtësi një rrugë të tillë drejt rimëkëmbjes, prosperitetit sa bëmë ne, me mundin dhe djersën tonë.

Sot ku jemi? Edhe atëherë nuk ishim të pasur, përsëri kishte varfëri, por kishte varfëri në pakësim, varfëri në zvogëlim, e cila nuk shuante shpresën e shqiptarëve për një shpresë më të mirë, prandaj filluan të vijnë, filluan të vijnë, dhjetëra mijëra, qindra mijëra emigrantë. Popullata në Shqipëri po rritej nga viti në vit.

Çfarë ndodhi në këto 8 vite? Në këto 8 vite ne marrim rroga më të ulëta në rajon, marrim rroga më të ulëta se në Kosovë, e cila ka histori 15 vjeçare pavarësie, e cila ka një buxhet dy herë më të vogël se Shqipëria. Nuk po them Mali i Zi. Po pse? Unë u them ju se vitet që dyfishuam rrogat, pensionet, ju jeni dëshmitarë, në të 4 anët e vendit u ndërtuam mbi 11 mijë km rrugë. Qindra e qindra kilometra në të gjitha fshatrat e Korçës në një kohë kur pak muaj më parë kryetari i qarkut raportonte se në 8 vite u ndërtuan 54 km rrugë fshati në këtë qark.

U ndërtuan 1300 shkolla, kopshte, u ndërtuan qindra qendra shëndetësore, rreth 700 sisteme kanalizime dhe ujërash. Pse po i them këto? Po i them se paratë u përdorën pavarësisht nga këto u ekonomizuan në mënyrë të atillë që të rrisnim e dyfishonim rrogat dhe pensionet.

Por gjatë këtyre 8 viteve, çdo kryeministër, ua them këtu unë ju, po të kishte ndjenjë më të vogël të respektit për mundin, djersën për familjet dhe qytetarët shqiptarë, kishte çdo potencial që ti rriste së paku 3 herë rrogat krahasuar me 2013.
Ku e bazoj unë këtë? Unë ua them ju; ne dyfishuam rrogat e pensionet dhe ndërtuam ato që ju thashë e më tepër, duke rritur borxhin gjithsej 4.4 %. E gjetëm 58.2 dhe arritëm në 62.6.

Buxheti i shtetit është i njëjtë me të familjes; ato që krijon, i planifikon, kur stë dalin për disa qëllime merr një borxh që e kthen më vonë. Çfarë bëri Edi Rama? E rriti borxhin 43 %, e rriti borxhin 10 herë më shumë seç e rritëm ne. Borxhi është 107 %.

Ku shkuan, u kthyen në rroga, pensione, infrastrukturë? Jo, asgjë, u kthyen në një farë mënyre në një mallkim për shqiptarët se ata duke u varfëruar çdo ditë e më shumë, morën rrugët e dheut si kurrë në historinë e tyre.

Por si i mori ky këtu, çfarë ndodhi? Shumë thjeshtë, në çdo punë publike shpenzon 6-8 herë mbi koston dhe kjo është e vërtetë. Kjo është 100% e vërtetë. Në të gjithë Europën një autostradë në fushë ndërtohet me 2-3 mln euro kilometri. Në Shqipëri ndërtohet me 24 mln euro kilometri. Shkoni në territorin, Kakavijë-Janinë, autostrada e standardeve më të mëdha ndërkombëtare ndërtohet me 4 mln euro. Rrugët anësore nga Lekajt e Kavajës në Fier, ndërtohen me 7 mln euro. Vidhet në mënyrën më të papërmbajtur, më të shfrenuar.

Shkollat! I vihet dinamiti shkollës ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, absolutisht vetëm për të vjedhur. Shkolla në manualet e ndërtimit në Europë dhe SHBA kushton 600-700 mijë dollarë. Shkolla ‘Sami Frashëri’ ka kushtuar 7 mln euro. shkolla të tjera po kështu.
Ju shumë mirë, shumë drejt mund të shtroni pyetjen, si vidhet, ku vidhet? Këta vjedhin me çdo punë publike, vjedhin e vjedhin dhe rrogat nuk i rrisin.

A është koha tani ti themi stop, çfarë do që jemi, demokratë, socialistë, pa parti. Prandaj këto zgjedhje janë jetike, këto zgjedhje duhet të ndajnë Shqipërinë nga një regjim që sot është i pashembullt në Europë, i cili po i largon shqiptarët nga Shqipëria, duke i varfëruar ata me pamëshirësinë më të madhe. Ne duhet të qëndrojmë, ndaj dhe thirrja ime është për të gjithë korçarët, për të gjithë shqiptarët, nuk janë vetëm zgjedhje lokale, por janë zgjedhje për fatet e Shqipërisë. r.p

Previous Post

Berisha: Në 8 vite fuqia konsumuese e këtij kombi është pakësuar me 1 të 3-tat

Next Post

Lineker trondit hapësirat publike britanike, i majtë, i drejtë por jo në vendin e duhur

droni

droni

Next Post
Lineker trondit hapësirat publike britanike, i majtë, i drejtë por jo në vendin e duhur

Lineker trondit hapësirat publike britanike, i majtë, i drejtë por jo në vendin e duhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.