Majlinda Kelmendi ka fituar edhe ndeshjen e tretë të xhudos në Lojërat Olimpike të Rio De Janerios.
Sportistja kosovare ka fituar përballë sportistes japoneze Nakamura, duke kaluar në finale.
Pas kësaj fitoreje Kelmendi ka siguruar automatikisht medaljen e agjendë, ndërsa në rast fitoreje në finale do ti japë Kosovës medaljen e artë.
Ky është një event i veçantë për sportin kosovar, pasi Kosova merr pjesë për herë të parë si shtet në Lojërat Olimpike.












