• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt “McGonigal-it” si minues i demokracisë

droni by droni
7 March, 2023
in Opinion
0
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

1. Sinjali Lumas

Në vitet e para të opozitës mbas v. 2013, në kujtesë më ka mbetur një vizitë e imja, asokohe deputet i qarkut Berat, në komunën Lumas; ajo shtrihet në veri të malit Tomor e në kufi me qarkun Elbasan. Duke folur para banorëve të mbledhur, kryesisht demokratë, goja më mori si me marsh automatik temat e debatit parlamentar dhe fillova të shpjegoj sa problem ishte droga e ministri Tahiri. Lumasakët më kujtuan me mirësjellje se fatmirësisht droga nuk ishte problem në komunë por shqetësim madhor ata kishin ujësjellsin, vaditjen dhe çmimet e plehut kimik. Mungesa e vaditjes, që ndër të tjera e mban larg kanabisin, u acarua pesë vite më vonë nga një projekt problematik i bashkisë Berat, i cili devijonte e u hiqte përroin e vetëm dhe që solli edhe përplasje mes banorëve dhe policisë.

Ky episod në dukje flet për të shumëdebatuarin hendek midis fokusit të politikanëve në kryeqytet (apo “elitave”) e popullit të thjeshtë. Nuk është krejt ashtu! Ndoshta lumasakët e mij donin që në kohën e takimit të trajtonin çështjet lokale se të tjerat i ndiqin edhe në televizion; ndoshta tema u jepte siklet se nuk ishin të mbrojtur nga narkobanditët krahasuar me një deputet. Ndoshta ndonjë hileqar bënte plane kanabisi për vitin tjetër nëse rregullohej vaditja. Ndoshta ndonjë shpjegim tjetër.
Gjithësesi reagimi i tyre ngre dy çështje:
Së pari një përfaqsues politik duke mbetur parimor lipset të përzgjedhë sipas kriterit “si vendi edhe kuvendi” se cfarë thotë në takimet publike.
Së dyti dhe më e rëndësishme është çështja nëse PD veproi mirë apo jo ato vite me denoncimin e kanabizimit si aksion qeveritar.
Në kulmin e këtij aksioni në v. 2016 sipas vrojtimeve, industria e kanabisit gjatë sezonit kishte punësuar pa dallim partie afro 20 mijë vetë nga të cilët dicka më pak se gjysma mund të ishin votues të PD; prej kësaj industrie ushqeheshin afro 100 mijë gojë ose 6,3% e pjesëmarrësve në votim në zgjedhjet parlamentare vitin në vijim; pra këtyre politika antikanabis e opozitës u kishte kërcënuar bukën e gojës. Më tej koha e energjia që PD shpenzoi kundër kanabizimit, mund të ishin investuar në tema e politika më me impakt për popullin e thjeshtë në Lumas e në të tërë vendin.

Por çfarë do të ndodhte nëse PD nuk do të denonconte kanabizimin? Ndërgjegjësimi brenda e jashtë vendit për problemin do të ishte minimal; nuk do të kishte trysni mbi Ramën për të shkarkuar “me dorëheqje” Tahirin (mars 2017) dhe ky i fundit do të vazhdonte të quhej “më i suksesshmi ndër ministrat e mij”, do të pritej në kancelaritë e Perëndimit për turpin e Republikës tonë e jo vetëm të saj ; dhe nëse ai nuk e prishte pazarin me shefin do të tentonte me sira të kapte drejtimin e partisë. Nuk do të kishte as akt-akuzë ndaj Tahirit, produkt i drejtësisë italiane dhe e ndonjë prokurori kurajoz (tashmë të spastruar nga vetingu). Por më keq akoma, pa luftën kundër drogës do të kalonim butë butë nga kanabizimi në kokainizim me laboratore si Xibraka të instaluar anembanë atdheut. Tahirizmi mori forma të tjera më subtile por, fatmirësisht për Shqipërinë, skenari më i keq u evitua. Për këtë, PD pagoi një çmim. Siç na mëson Dhiata e Re shpëtimi vjen nga sakrifica.

2. Pyetja Aron

Në një mbledhje të demokratëve të lagjes 5, Tiranë, – ku unë mora pjesë – të thirrur për organizimin e mitingut të 3 marsit, kryetari i partisë denoncoi “lakejtë e Edi Ramës” të cilët shfaqen në çdo ekran tv, për të relativizuar çështjen McGonigal e për të shpifur për ish të dashurën e tij dhe analistët amerikanë që kishin zbuluar informacionet e tjera të papërfshira në akt-akuzë. Duke qenë se prej 10 vjetësh nuk shoh tv, përveçse kalimithi në kafene (interneti më rezulton më i dobishëm), gugllova pak ; gjeta se “lakejtë” në fjalë nismat parlamentare të opozitës për hetimin e skandalit i shihnin si jo si çështje politike por me motive personale dhe i shpjegonin me teorira psikologjike e psikoanalitike. Të tjerë e shikonin këtë si sulm, madje edhe si hakmarrje ndaj Amerikës (edhe pse sulmi bazohet në dokumenta amerikane pjesërisht zyrtare e pjesërisht profesionale dhe është në frymën e tyre). Ata “lakej” do të duhej t’i përgjigjeshin “pyetjes Aron”.
Dy fjalë për këtë të fundit: në rininë e tij, filozofi francez Raymond Aron angazhohej me pasion për një çështje komplekse e sensitive të politikës së ditës. Atij ju dha mundësia për t’u takuar me ministrin përgjegjës të cilit filloi t’i fliste me teorira disi konfuze. Mbas pak ministri me politesë e ndërpreu duke e pyetur: Ju lutem çfarë vendimi do të merrnit ju po të ishit në postin tim?
Që atëhere “pyetja Aron” shërben për të diferencuar jo vetëm personat me përgjegjësi vendimmarrëse nga të tjerët, por edhe ata, ndër intelektualët publikë e opinionistët, që guxojnë të pozicionohen qartë e pa ambivalencë morale në debatet e rëndësishme.

E përshtatur, pyetja Aron do të ishte: Çfarë do të bënit ju po të ishit drejtuesit e opozitës dhe të plaste një skandal i tillë? Dhe jo skandal dosido si të shumtit e këtyre viteve; por me kryeministrin i cili dora vetë dhe me pak persona të besuar e josh drejtorin njujorkez të FBI duke i shfrytëzuar lakminë dhe e përdor atë si : 1) minues të demokracisë duke trysnuar e damkosur titullarët e opozitës parlamentare; 2) bandit me kollare duke zhvatur mega-zengjinët e Tiranës.
Ose e thënë ndryshe: çfarë mendoni ju “lakej” se do të bënte Edi Rama si shef opozite po t’i plaste një skandal i tillë? Ai që mobilizoi turmat dhe në 21 janar 2011 mësyu “kokëpalarët” e dhunshëm me pasojat që dihen! Për çfarë? Për një video “ordinere” me licenca e pará megjithëse të përfshirët u dorëhoqën, megjithëse dosja po hetohej nga një prokurori më agresive se e sotmja dhe megjithëse çështja ishte ku e ku më banale krahasuar me atë “McGonigal”.
Ose e riformuluar çfarë do të bënit ju o “lakej” sikur të ishit drejtuesit e opozitës dhe t’ju mohohej një e drejtë themelore parlamentare si komisioni hetimor? Sepse në rastin konkret e sipas ligjit ngritja e komisionit duhej të ishte pothuaj automatike. Sidomos kur kundërshtimi mbështetet me justifikime ngjethëse si të llojit “nuk e zbatojmë ligjin sepse synojmë t’a amendojmë” apo qesharake se “po verifikojmë nënshkrimet e kërkesës” kur prej një muaji 44 firmëtarët e përsërisin përditë kërkesën në plenare, Facebook si dhe në sheshin e protestës. Apo kur pastaj Rama e thotë açik se nuk do të bëhet, se nuk dua unë!
Pyetjet Aron po ju a lë në derë “lakejve” pa e vrarë mendjen nëse do të gjegjen e do të flasin sipas ndërgjegjes.

3. Në javët e muajt në vijim

Çështja McGonigal do të piqet në zjarr të ngadaltë: komisioni hetimor do të dojë kohë të ngrihet : kur Gjykata Kushtetuese të urdhërojë. Edhe punimet e tij do të marrin muaj. Po kështu edhe hetimet e Kongresit të ShBA; me të cilin deputetët e Kuvendit duhet të kërkojnë bashkëpunim në hetim. Pa folur për procesin penal atje e këtu. Ashtu siç mori kohë edhe afera e inceneratorëve e ngjizur në dhjetor 2014 dhe aktuale sot e gjithë ditën.

Por përvoja e Lumasit na këshillon që këto muaj fushate deri në 14 maj të flasim pak më shumë për tema si ujësjellësi, vaditja e shërbimet bashkiake. Opozita duhet te lundrojë midis problemeve lokale e atyre qendrore, si dikur i shkathti Odise midis Shilës e Karibdit.

Genc Pollo
Ish ministër e deputet
7 mars 2023

P. S. Një bravo këtu për reagimin politik të Fatmir Xhafës në debatin plenar për McGonigal-in. E dalloi veten nga bagëtia parlamentare soc-rilindiste. Nuk më duhen fare motivet e tij personale, psikologjike e psikoanalitike. Dhe lexuesi të më falë për këtë post scriptum pa shumë lidhje me shënimin. Por mejtova më mirë ketu se në Facebook.

Previous Post

DEKLARATA/ 7 marsi, nxënës dhe mësues ende pa shkolla

Next Post

SHKODËR/ 3 në pranga për 700 kile duhan të grirë

droni

droni

Next Post
SHKODËR/ 3 në pranga për 700 kile duhan të grirë

SHKODËR/ 3 në pranga për 700 kile duhan të grirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.