Në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca për deputetin Ervin Salianji i cili ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares relatore Edlira Petri.
Salianji tha se Petri është bashkëshorte e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, i cili ka qenë pjesë e një kolegji që është shprehur me vendim për një nga vendimet e ndërmjetme të Shkallës së Parë.
“Sokol Sadushi bashkeshorti juaj ka gjykuar kerkesat e mia ne gjykatë te larte per perjashtim e gjyqtarit Artan Gjermeni”
Në vijim Salianji tha se keni mbajtur qendrime publike duke nderhyrh ne debatin politik per vulen e PD.
“Petri përfshin kritere subjektive në arsyetimin e përshpejtimit të gjykimit të çështjes. Përshpejtimi është bërë për të hequr mundësinë e mosrishortimit, për të mos e hequr këtë dosje nga duart e gjyqtares Petri”, deklaroi Ervin Salianji në seancë. a.b











