Të tjera detaje janë mësuar nga krimi makabër i ditës së djeshme, ku 3 gra u vranë dhe tre të tjera u plagosën nga Dan Hutra.
Ky i fundit ka qëlluar fillimisht motrën dhe kunatën e ish bashkëjetueses së tij, në shtëpinë e tyre në Paskuqan.
2 gratë u vranë ishin në oborr dhe po lanin makinën në oborr. Pasi vrau dy gratë, Dan Hutrës i mbaruan plumbat. Pasi i mbaruan plumbat qëlloi bashkëjetuesen dhe nënën e saj me thikë. Mënpas është nisur për në banesën tjetër në Kamzë ku ka vrarë edhe një tjetër vajzë.
Një banor i ka folur Hutrës para krimit dhe i ka kërkuar të shpjegohej. Por fill pasi ai ka mbushur automatikun fqinji është larguar. a.b












