Ish dhëndrri Ramazan Kuta ka motrën e gruas së tij dhe ka plagosur gruan 36 vjeçare, Alketa Hysa me të cilin kishin rreth 8 muaj që ishin ndarë.

“Kanë 7-8 muaj që ishin divorcuar. Kanë një gocë të vogël 8 muajsh. Nuk di asgjë tjetër, unë kam parë në televizor dhe kam ardhur. Nuk na ka bërë vaki ndonjëherë kjo gjë, kemi qenë familje e madhe atje. Babain e vajzës e kam kushëri. Ai ishte i dhunshëm, ishte me të meta mendore, se ajo goca ka qenë shumë e mirë”- u shpreh njëra prej të afërmeve të familjes ku ka ndodhur krimi i rëndë për mediat në vendngjarje.
Ramazan Kuta, ka hyrë sot në mesditë në shtëpinë e familjarëve të ish gruas së tij dhe i armatosur me kallashnikov ka qëlluar me breshëri duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 3 të tjerë të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës.
Kuta kishte vetëm 3 ditë që kishte dalë nga burgu pasi ishte vënë në pranga pikërisht për dhunën ndaj ish bashkëshortes së tij, e cila mbeti e vdekur ditën e sotme. a.b











