Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, shtetasi O. H., 41 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasin Nderim Bakiaj 33 vjeç, banues në Cërrik, (këmbësor)
Si pasojë shtetasi Nderim Bakiaj , ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. a.b











