Deputetja Jorida Tabaku publikoi skandalin e kryesisë së Kuvendit që ka shfuqizuar me një vendim të Byrosë së Kuvendit ligjin për ngritjen e komisioneve hetimore.
”Po ju tregoj çfarë ndodhi në kryesinë e Kuvendit. Kërkova ngritjen e komisionit hetimor por kryetarja tha se ligji për komisionet hetimore është shfuqizuar me votim nga byroja e Kuvendit. Kjo është tërësisht e paligjshme. Ligjet shfuqizohen vetëm nga kuvendi dhe gjykata Kushtetuese. Putini nuk kishte gjë më shumë, izolim opozite, ekonomi e oligarkëve”, tha Tabaku.
Më pas deputetja deputetja socialiste Klotilda Bushka tha se për komisionin hetimor po verifikojnë firmat e deputetëve, duke retushuar skandalin aq sa mundi. a.b












