• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama, takim me kryeministrin e Japonisë, Kishida: Japonia dhe Shqipëria janë vende me mendësi të ngjashme që bashkëndajnë vlerat themelore

droni by droni
22 February, 2023
in Kryesore, Politika
0
Rama, takim me kryeministrin e Japonisë, Kishida: Japonia dhe Shqipëria janë vende me mendësi të ngjashme që bashkëndajnë vlerat themelore
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë vizitës së tij në Japoni, në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy shteteve Shqipëri- Japoni, kryeministri Rama zhvilloi një takim edhe me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida.

Pas takimit dypalësh, dy kryeministrat dhanë një deklaratë të përbashkët për shtyp:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama: 

Më lini të shpreh sërish mirënjohjen time më të thellë për ftesën tuaj dhe për mikpritjen mjaft të ngrohtë me të cilën jemi hasur që në minutën e parë që kemi zbritur në tokën e vendin tuaj të mrekullueshëm.

Japonia është një vend që ne e respektojmë dhe e adhurojmë. Të jesh këtu, të ndajmë pikëpamjet tona me homologët japonezë dhe të diskutojmë së bashku për të ardhmen tonë të përbashkët, është një përvojë mjaft përulëse për të gjithë ne.

E vizitoj Japoninë pasi kam fituar tre zgjedhje dhe uroj shumë që ju Kryeministër të vizitoni Shqipërinë dhe rajonin së shpejti. Është lajm i shkëlqyer të dëgjosh se qeveria juaj angazhohet të emërojë një  ambasador përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, pasi siç e përmenda gjatë bisedës tonë, është e një rëndësie thelbësore që Japonia të jetë më e pranishme në rajonin tonë.

Ne jemi së bashku në Këshillin e Sigurimit dhe siç ju e thatë, kemi bashkuar forcat për të mbështetur Ukrainën dhe bashkërisht dënojmë agresionin rus. Është një shkelje tërësisht e papranueshme e së drejtës ndërkombëtare dhe krejtësisht një sulm i papranueshëm kundër një vendi tjetër e integritetit të tij territorial. Kështu që do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me miqtë dhe aleatët tanë japonezë në Këshillin e Sigurimit dhe jemi shumë, shumë të nderuar që e bëjmë këtë.

Siç e përmendi kryeministri, kemi parë me shumë interes strategjinë kombëtare të mbrojtjes që ai ka hartuar dhe i shpreha vlerësimet e mia më të larta për këtë dokument mjaft të plotë që përfshin çështjet e këtyre kohëve kaq shqetësuese në mënyrë kaq frymëzuese.

Do të doja që ta përmbyllja pjesën time duke u bashkuar me kryeministrin e nderuar për të theksuar nevojën dhe dëshirën për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, për forcimin e bashkëpunimin tonë dypalësh dhe për të parë që të ketë më shumë gjëra që ndodhin mes dy vendeve tona.

Vërtetë ne jemi larg gjeografikisht, jemi ndryshe, në kuptimin që Japonia është e madhe dhe ne jemi të vegjël, Japonia është e pasur, ne nuk jemi aq të pasur, por në një botë që është e përshirë gjithnjë e më tepër nga shqetësimet, nga krizat e papritura ne besojmë se më shumë se sa dallimet, ajo që na bashkon janë vlerat dhe të jesh pjesë e kësaj familjeje vlerash është shumë më e rëndësishme sot se dje dhe mund të jetë më e rëndësishme nesër sesa sot.

Kështu që duke shpresuar se së shpejti qeveria japoneze do të bëjë të mundur që shqiptarët të  udhëtojnë pa viza në Japoni ashtu siç japonezët mund ta bëjnë tashmë drejt Shqipërisë, ne presim me padurim që ky bashkëpunim të forcohet dhe edhe një herë dua të falënderoj  me gjithë zemër kryeministrin, ambasadorin japonez në Shqipëri, të gjithë ata që janë treguar kaq të sjellshëm me ne gjatë këtij qëndrimi të shkurtër në Tokio dhe po ashtu të gjithë gazetarët e pranishëm këtu.

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida: I uroj mirëseardhjen kryeministrit të Shqipërisë Rama në vizitën e tij në Japoni, për herë të parë pas 15 viteve për një kryeministër shqiptar.

Japonia dhe Shqipëria janë vende me mendësi të ngjashme që bashkëndajnë vlerat themelore. Të dyja vendet tona janë anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara këtë vit. Unë pata një takim më herët me zotin Rama ku shkëmbyem drejtpërdrejtë në mënyrë të sinqertë pikëpamje për marrëdhëniet dypalëshe si edhe për çështje të ndryshme të bashkësisë ndërkombëtare.

Gjatë takimit tonë, ne ramë dakord të dënojmë me forcë agresionin rus kundër Ukrainës, që është një shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare, që dhunon dhe cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Unë shpreha se si vendi i vetëm që ka vuajtur shkatërrimin e bombardimeve atomike gjatë luftës,  Japonia kurrë nuk mund të pranojë kërcënimet ruse për armët bërthamore e jo më përdorimin e tyre. Duke punuar në partneritet me shoqërinë ndërkombëtare ne do të vazhdojmë të përçojmë një mesazh të qartë për këtë.

U shpreha po kështu se Japonia në presidencën e G7 këtë vit të ushtrojë udhëheqjen e saj për të hartuar  sanksione të ashpra Rusisë dhe për t’i dhënë ndihmë Ukrainës. Ne ramë dakord se vendet tona duhet të vazhdojnë të punojnë ngushtë përfshirë rezolutën që do të nxirret nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Më tej, në fushën ekonomike në bëmë një vlerësim të situatës të marrëdhënieve midis dy vendeve duke përfshirë edhe importin e tonit nga Shqipëria në Japoni, gjithashtu edhe ngritjen e Dhomës së Tregtisë Shqipëri- Japoni. Jemi shpresëplotë që me vizitën e kryeministrit Rama këtë herë do të kemi një nxitje të eksporteve nga Shqipëria si dhe investimeve nga Japonia.

Realizimi i paqes dhe prosperitetit rajonal në Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, është e rëndësishme jo vetëm për Evropën, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi, përfshirë Japoninë.

Nga ky këndvështrim përmes nismës për bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor, Japonia synon të forcojë mbështetjen tonë për reformat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në përpjekjen e tyre për t’u bashkuar, për t’u anëtarësuar në BE dhe do të vendosë një ambasador përgjegjës për Ballkanin Perëndimor.

Pas kësaj konference për shtyp, me kryeministri Rama do të diskutojmë gjatë darkës për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Japonisë dhe rolin që ka Shqipëria për pajtimin etnik. Ne do të diskutojmë mjedisin e vështirë të sigurisë në Paqësor dhe në rajon.

Synoj që t’i shpjegoj Kryeministrit strategjinë kombëtare të sigurisë që ka miratuar qeveria jonë duke njohur këtë situatë aktuale dhe në fakt mësova që ai, gjatë takimit pra, e kuptonte ose më mirë e dinte një gjë të tillë. Unë shpresoj që përmes vizitës së zotit Rama ne të forcojmë bashkëpunimin midis dy vendeve. a.b

Previous Post

Pedagogët i rikthehen protestës, qeveria nuk i dëgjoi

Next Post

Si u vra 37 vjeçari shqiptar i pafajshëm në një kafe të Athinës

droni

droni

Next Post
Si u vra 37 vjeçari shqiptar i pafajshëm në një kafe të Athinës

Si u vra 37 vjeçari shqiptar i pafajshëm në një kafe të Athinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.