Një i ri shqiptar u qëllua për vdekje sot në Greqi. 34-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet ende është vrarë nga një grek me plumb në kokë, në një lokal mëngjesin e kësaj të hëne në Mykonos.
Dyshohet të jetë Visar Dakrama nga Vlora.
Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se është një grua, për të cilën viktima dhe autori kishin pasur konflikte.
33-vjeçari grek është arrestuar, por është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit. a.b











