Punohet intensivisht për kapjen e shtetasit që fshehu çantën me 30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granata dore dhe 2 ndezës granatash me qëllim shmagien e kontrollit të Policisë.
Gjatë kontrollit në një banesë të braktisur në lagjen Isa Boletini, në Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granta dore dhe 2 ndezës grantash, që dyshohet se i kishte braktisur si rezultat i presionit të policisë, personi që lëviste me çantë në këtë lagje.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, strukturat hetimore të DVP Vlorë dhe ato të Komisariatit të Policisë Vlorë vijojnë punën intensive për kapjen e poseduesit/ve të lëndës plasëse dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. r.k












