Deputeti i PD, Flamur Noka është përjashtuar nga seanca plenare sot pak minuta pasi të dështonte edhe mbajtja e seancës.
Përjashtimi erdhi me vendim të kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla, për abuzim.
“Zoti Noka jeni përjashtuar nga seanca plenare, në bazë të nenit 65. Mos abuzoni me mandatin e deputetit. T’ju vijë rëndë nga sjellja. Vijojmë me seancën”, është shprehur Nikolla. m.k












