Kreu i PD, Sali Berisha ka surprizuar sot duke vizituar pikkërisht atë që nuk pritej, selinë e PS. Ai u ka bërë thirrje socialistëve që të dalin në protestë pasi u shpjegoi se sa para mund të ketë Damiani dhe si e nisi karrierën në Rumani Balla. Po ashtu ai u ka folur për biftekun 1000 euro të Belindës pa llogaritur Ramën dhe Veliajn si dy eksponentë të ngjitur PS-së.
“Kam ardhur së pari për një mesazh miqësor për të gjithë socialistët e ndershëm shqiptarë. Kam ardhur për t’u thënë se kjo ndërtesë është shndërruar në simbolin e të keqes nga një grup kriminal i kryesuar nga Edi Rama,” ka thënë Berisha. a.b












